Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG

KUSHTET DHE TERMAT E PËRGJITHSHME PËR KINEMANË


l. Aplikimi i Kushteve të Përgjithshme

1)Marrëveshja e parë ndërmjet kinemasë dhe vizitorit për pjesëmarrjen në kinema është bërë në kohën e dhënies së biletë. Me blerjen e biletes vizitori pranon Kushtet e përgjithshme të biznesit . Kjo vlen edhe kur blerja e biletave nga vizitori bëhet nëpërmjet telefonit, internetit ose teknologjive të tjera të komunikimit.

2) Në rastin e transferimit të biletës një pale të tretë atëhere vëtëm marrësi i biletës është i detyruar të ndjek këto rregulla. Bileta-shitësi është i detyruar t'i shpjegoj klientit kushtet dhe termat e përgjithshëm nëse këto kërkohen nga ky i fundit.

3) Për të gjithë personat që ndodhen në ambientet e kinemasë edhe nëse nuk kanë ndonjë marrdhënië kontraktuale me kompaninë duhet të ndjekin rregullat e kinemasë.

II . Blerja e biletave

1) Çmimet e biletave janë përcaktuar në bazë të llojit të teknologjisë dhe janë të listuar në faqen tonë të internetit. Çmimi përfshin taksat dhe detyrimet tjera ndaj shtetit.

2) Klienti eshte i detyruar që të kontrolloje që momentin që e blen nëse ai ka marrë një biletë për shfaqjen e filmit në kinema. Ankesat e mëvonshme nuk do të merren parasysh.

3) Kinemaja rezervon të drejtën për të ndaluar blerjen e biletave në një kohë të caktuar, ose në raste të rënda edhe për një kohë të pacaktuar, për ata vizitorë që sjellja e tyre shqetëson vizitorët e tjerë dhe punonjësit e kinemase dhe/ose kundërshtojnë udhëzimet zyrtare të kinemasë.

4) Blerësi që ka rezervuar biletat është i detyruar të paguaj për to deri 30 min para fillimit të filmit,në rast të kundërt biletat mund të shiten duke humbur biletat e rezervuara.

5) Rimbursim apo ndërrim të biletave nuk ka . Blerësi nuk mund të marrin kompensim për biletë të papërdorura ose të përdorura pjesërisht ( për vonesë ) ose për biletën e humbuR .

6) Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë të vizitojnë vetëm ato projeksione filmash që autoriteti kompetent ka rekomanduar si të përshtatshme për moshën e tyre . Nëse kinemaja nuk është e sigurt nëse mosha e vizitorit përmbush dispozitën e mësipërme , vizitori është i detyruar ta provojë atë me anë të një mjeti indetifikimi . Kinemaja e ka të nevojshme për të mbajtur këto dispozita në rastin kur një fëmijë është i shoqëruar nga një prind apo persona të tjerë shoqërues .

7) Duke pranuar kushtet e vizitimit klienti ka të drejtë të shikoj një nga filmat nga ai kërkuar në një nga vëndet e kinemasë.Megjithatë në raste të veçanta mund të kërkohet ndryshimi i vendit në kinema duke u rikompesuar në rast se kjo e fundit nuk përputhet me llojin e vëndit që klienti ka paguar.

8) Projeksioni kinematografikë në te cilin filmi zë një hapsire prej më shume se 90 minutash mund të ketë një ose më shumë pushime ndermjet.

10) Kinemaja nuk është përgjegjëse për përmbajtjen e filmave të shfaqur.

III . Hyrja në kinema

1) E drejta për të hyrë në kinema fitohet duke treguar një biletë të vlefshme.

2) Është e ndaluar të hysh në sallën e kinemase pa një biletë të vlefshme . Kinemaja rezervon të drejtën për të verifikuar këtë biletë , dhe në rast të pavlefshmërisë së saj vizitori i lartpërmendur ndalohet të hyjë në sallën e kinemase. Për këtë arsye, vizitori është i detyruar të ketë një biletë për të dëshmuar të drejtën për të marrë një zbritje cmimi ( p.sh. kartë student, klubi ) .

3) Sjellja e armëve, kamerave dixhitale dhe pajisjeve të ngjashme për të regjistruar imazhe ose audio nuk është e lejuar .

4) Sjellja e ushqimit dhe/ose pijeve që një vizitor ka blerë në vënde të shitjes me pakicë ose me shumicë është rreptësisht e ndaluar .

5) Futja e kafshëve ( të çfarëdo lloji ) në kinema nuk lejohet, me përjashtim të qenëve ndihmës për të verbërit dhe personat me nevoja të veçanta . Qentë ndihmës për të verbërit dhe personat me nevoja të veçanta mund të marrin pjesë në projeksionin me kusht që ata duhet të kenë një maske dhe duke treguar me dokument që vërteton se qeni është i trajnuar si një qen ndihmës.

IV . Sjellja në sallën e kinemase .

1 )Visitori se pari bie dakord për t'u ulur në ndenjësen e treguar në biletë . Vizitori është është i lutur mundësisht të mos shqetësoje vizitorët e tjerë. Për telefonat celularë duhet të ulin zërin ose të fiken si dhe të mos përdoren pajisje për të regjistruar imazhe ose audio ( vlen për telefonat celularë , MP3 players , etj . ) gjatë projektimit të filmave.

2) Në zonat në brendësi kinematë janë të lejuar të përdorin patinat ,skatebordet , etj .

3)Stafi i kinemasë vetëm pas paralajmërimit të klientit ka të drejtë ta largojë atë nga salla nëse ai :

a)nëse individi nuk ulet në vëndi e treguar nga bileta

b)nëse sjellia e tij bezdis persona të tjerë

c)dëmton pajisjet e kinemasë

d)nëse hedh mbetje ushqimi apo objekte të tjera që ndotin sallën.

e)nëse individi sjell mjete që mund të rrezikojnë jetën e pjesëtarëve të tjerë.

f)nëse individi sjell ushqim apo pije në sallë pa leje.

4) Pas përfundimit të filmit vizitori duhet të ndjekë shenjat treguese për të dalë jashte. Qëndrimi në sallë pas përfundimit të filmit nuk lejohet.

5) Vizitori duhet të ndjek rregullat për ndalimin e duhanit në ambientet e kinemase .

V. Ndalimi i regjistrimit audio dhe video

1)Filmat janë të mbrojtura nga e drejta e autorit. Riprodhimi, transmetimi publikisht pa lejen me shkrim të mbajtësit të së drejtës së autorit ( me License) është subjekt i ndëshkimeve ligjore. Për këtë arsye nuk është e lejuar regjistrimi video dhe audio edhe për përdorime personale.

2) Nëse ka arsye që stafi të besoje se një person ka kryer regjistrimi audio apo video mund ta mbajë personin deri në ardhjen e personelit të sigurisë.

3) Në qoftë se individi bie dakort me stafin e kinemase për ta dorezuar pajisjen regjistruese mund të shmang arrestimin. Në këtë rast, kinema menjëherë merr hapat e duhura ligjore për të sqaruar rastin. Nëse gjykata nuk i sekuestron artikujt gjatë tetë javëve të ardhshme, ata do t'u kthehen vizitorëve prane arkës se kinemase. Dërgimi i një objekti të sekuestruar me postë apo mjete të tjera mund të bëhet vetëm nëse vizitori merr parasysh koston.