Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG

Sezoni i Metropolitan Opera, 2018/2019

Rikthehet për herë të pestë në ekranin e madh Metropolitan Opera pas suksesit të katër sezoneve të mëparshme në Cineplexx Albania.

Çmimi për një biletë - 1400 LEKË.
Në qoftë se dëshironi të blini më shumë se 4 bileta do të përfitoni ulje çmimi.

Aida (Opera), NY MET, 2018

Sopranoja Anna Netrebko debuton për herë të parë në rolin e saj si Aida, me mezzo sopranen Anita Rachvelishvili, si rivalen e saj Amneris. Aleksandrs Antonenko është luftëtari Radamès dhe Nicola Luisotti mban meritat e këtij prodhimi në Met Opera.

Cineplexx TEG:

Programi do të bëhet publik së shpejti

Aida (Opera), NY MET, 2018

Samson & Delilah (Opera), NY MET, 2018

Në veprën "Samson & Delilah" të Saint-Saëns performojnë Elīna Garanča dhe Roberto Alagna në rolet kryesore; çifti i aktorëve u pa për herë të fundit në transmetimin direkt të veprës "Carmen" nga Bizet. Laurent Naouri performon në rolin e kryepriftit, së bashku me Elchin Azizov si mbreti Abimelech dhe Dmitry Belosselskiy si çifuti i vjetër. Dirigjent Sir Mark Elder.

Cineplexx TEG:

Programi do të bëhet publik së shpejti

Samson & Delilah (Opera), NY MET, 2018

La fanciulla del West (Opera), NY MET, 2018

Sopranoja Eva-Maria Westbroek performon si heorina në veprën romantike të Perëndimit të Egër nga Puccini. Së bashku me të performon tenori Jonas Kaufmann në rolin e të jashtëligjshmit Dick Johnson. Baritoni Željko Lučić është sherifi vigjilent Jack Rance. Dirigjon Marco Armiliato.

Cineplexx TEG:

Programi do të bëhet publik së shpejti

La fanciulla del West (Opera), NY MET, 2018

Marnie (Opera), NY MET, 2018

Vepra operistike "Marnie" nga Nico Muhly, bazuar në novelën e Winston Graham, e cila ka frymëzuar dhe trillerin e Alfred Hitchock, këtë sezon do të ketë premierën e saj në Metropolian Opera. Isabel Leonard performon në rolin kryesor, përkrah Christopher Maltman si bashkëshorti i saj shantazhues Mark Rutland, Iestyn Davies si vëllai i tij Terry, Janis Kelly si Znj. Rutland dhe e mirënjohura gjysëm-sopranoja Denyce Graves si e ëma e Marnie. Dirigjent Robert Spano. "Marnie" është një bashkë-prodhim me Operan Kombëtare Angleze, ku pati dhe premierën në vitin 2017.

Cineplexx TEG:

Programi do të bëhet publik së shpejti

Marnie (Opera), NY MET, 2018

La traviata (Opera), NY MET, 2018

Regjisori muzikor i MET, Yannick Nézet-Séguin dirigjon tragjedinë e pavdekshme të Verdit, "La Traviata". Me regji të Michael Mayer, Diana Damrau performon si heroina e dënuar Violetta, përballë Juan Diego Flórez si i dashurin e saj Alfredo dhe Quinn Kelsey si babai mbrojtës i Alfredos, Giorgio Germont.

Cineplexx TEG:

Programi do të bëhet publik së shpejti

La traviata (Opera), NY MET, 2018

Adriana Lecouvreur (Opera), NY MET, 2019

Për herë të parë në MET, Anna Netrebko vjen në rolin kryesor si Adriana Lecouvreur, aktorja e madhe e shekullit të 18-të e dashuruar me heroin ushtarak Maurizio, të performuar nga Piotr Beczala. Gianandrea Noseda dirigjon tragjedinë e Cilea, me regji të Sir David McVicar. Pjesë e kastës janë gjithashtu Anita Rachvelishvili si princesha e Bouillon, rivale e Adrianës për ndjenjat e Maurizios; Ambrogio Maestri si miku besnik i Adrianës, Michonnet; dhe Carlo Bosi si mashtruesi Abbé.

Cineplexx TEG:

Programi do të bëhet publik së shpejti

Adriana Lecouvreur (Opera), NY MET, 2019

Carmen (Opera), NY MET, 2019

Clémentine Margaine është aktorja joshëse në këtë vepër, përballë Roberto Alagna, i cili magjepsi publikun si Don José në vitin 2010. Louis Langrée dirigjon veprën e Sir Richard Eyre, një prej të preferuarave në repertorin e MET.

Cineplexx TEG:

Programi do të bëhet publik së shpejti

Carmen (Opera), NY MET, 2019

La fille du régiment (Opera), NY MET, 2019

Pretty Yende dhe Javier Camarena bashkohen për të dhënë një super performanëme zërat e tyre në skenën e MET. Maurizio Muraro është rreshteri Sulplice, bashkë me Stephanie Blythe si markezja e huaj e Berkenfield. Dirigjon Enrique Mazzola.

Cineplexx TEG:

Programi do të bëhet publik së shpejti

La fille du régiment (Opera), NY MET, 2019

Die Walküre (Opera), NY MET, 2019

Në veprën operistike Die Walküre nga Wagner, sopranoja Christine Goerke vjen në rolin e perëndeshës luftëtare Brünnhilde. Takimi i saj me binjakët Siegmund dhe Sieglinde, të kënduar nga Stuart Skelton dhe Eva-Maria Westbroek e çon në një udhëtim nga Valhalla drejt njerëzimit tokësor. Dirigjon Philippe Jordan.

Cineplexx TEG:

Programi do të bëhet publik së shpejti

Die Walküre (Opera), NY MET, 2019

Dialogues des Carmélites (Opera), NY MET, 2019

Drejtori muzikor i MET, Yannick Nézet-Séguin drejton ansamblin në kryeveprën moderne të besimit dhe therorisë, nga Francis Poulenc. Isabel Leonard është e reja Blanche de La Force, përballë legjendës së MET, Karita Mattila.

Cineplexx TEG:

Programi do të bëhet publik së shpejti

Dialogues des Carmélites (Opera), NY MET, 2019