Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG

Cineplexx Bonus Card


Përfitoni më shumë nga vizita juaj në kinema! Për çdo 1 Lek të shpenzuar në arkë, në banak apo për bileta të blera online, do të përfitoni 1 pikë bonus. Ju do të mund t’i përdorni pikët tuaja bonus për shumë shpërblime të ndryshme. Kur të mbushni kartën tuaj Bonus Card me 2.500, 5.000 ose 7.500 Lekë, do të përfitoni deri në 20% ulje në çmimin e biletës së kinemasë, në momentin e blerjes së biletave nëpërmjet kartës!



AVANTAZHET E TUA


  • Një pikë bonus për çdo 1 Lekë të shpenzuara në arkë
  • Shpërblime tërheqëse për pikët tuaja >> PASQYRIMI I SHPËRBLIMEVE
  • Ruajtja e biletës tuaj të rezervuar deri në 10 minuta përpara fillimit të filmit (normalisht është 30 minuta)
  • Kontrolloni pikët tuaja bonus online

* Pikët bonus do të mund të mblidhen për maksimumi 2 bileta në ditë. Në banak ju do të mund të mblidhni pikë bonus për maksimumi 5.000 Lekë në ditë.


MBUSH ME PARA & KURSE DERI NË 20%


Nëse mbushni kartën tuaj Cineplexx Bonus Card me 2.500, 5.000 ose 7.500 Lekë tek arka do të përfitoni edhe më shumë avantazhe:

  • Ruajtja e biletës tuaj të rezervuar deri në 10 minuta përpara fillimit të filmit (normalisht është 30 minuta)
  • Reduktim në çmim:

E martë – E enjte 500 Lekë
E martë – E enjte 3D 650 Lekë
E premte – E dielë, ditë pushimi 550 Lekë
E premte – E dielë, ditë pushimi 3D 700 Lekë


Çmimet e reduktuara nuk janë të vlefshme për shfaqjet speciale. Për filmat me kohëzgjatje shtesë, 3D dhe vendet VIP do të kenë një pagesë shtesë.



KALIM NË NJË STATUS TJETËR?
KARTA CINEPLEXX BONUS CARD BLACK


Ju do të keni statusin Black për të paktën 1 vit, duke blerë 30 ose më shumë bileta në një vit kalendarik. Si shtesë në avantazhet e kartës së rregullt Cineplexx Bonus Card, do të përfitoni:

  • Një biletë falas për përmirësimin e statusit tuaj
  • 10% ulje çmimi në produktet e banakut, kur paguani me kartën tuaj Bonus Card
  • Një biletë dhuratë për ditëlindje
  • Një vizitë të udhëhequr nëpër kinema
  • Ftesa për prepremiera të zgjedhura dhe për shfaqje speciale



PYETJET MË TË SHPESHTA MBI KARTËN CINEPLEXX BONUS CARD

Regjistrohu pa pagesë në faqen tonë të internetit (Regjistrohutani). ose në aplikacionin tonë Cineplexx AL . Në vizitën tuaj të rradhës në kinema tregojini stafit kredencialet tuaja (emër, mbiemër, adresa e e-mail e përdorur gjatë regjistrimit) dhe punonjësit do t’ju japin kartën tuaj personale Cineplexx Bonus Card falas.

Je një anëtar dhe ke një llogari në faqen tonë? Atëherë nuk do t’ju duhet të riregjistroheni. Thjesht shkoni në arkë dhe tërhiqni kartën tuaj Cineplexx Bonus Card duke i komunikuar punonjësit ditëlindjen dhe adresën tuaj të email-it.
Ju mund ta mbushin kartën tuaj Cineplexx Bonus Card në arkë me 2,500 Lekë, 5,000 Lekë dhe 7,500 Lekë.
Pikët tuaja bonus mund t’i përdorni direkt në arkë (për bileta falas) ose në banak (për produktet e banakut). Për të parë një pasqyrim të shpërblimeve të ofruara klikoni KËTU! Në aplikacionin tonë ju mund të kontrolloni gjendjen e pikëve tuaja në menunë 'Karta Bonus".
Ju mund t’i kontrolloni pikët tuaja bonus online , ndërkohë që jeni të kyçur. Klikoni mbi emrin tuaj në cepin e djathtë të faqes së internetit për të arritur tek të dhënat personale. Më pas klikoni në butonin “Bonus Card” për të kontrolluar se sa pikë bonus keni grumbulluar. Gjithashtu mund t’i kontrolloni në aplikacionin Cineplexx.

Për më tepër, ju mund t’i kontrolloni pikët tuaja bonus në buletinin personal, në biletat tuaja apo në konfirmimin e blerjes së biletave online .
Krediti i mbushur në kartën tuaj Cineplexx Bonus Card do të jetë i vlefshëm nga dita e lëshimit deri në 18 muajt e ardhshëm. Pasi afati prej 18 muajsh të ketë skaduar, uljet e çmimeve të lidhura me kartën Cineplexx Bonus Card nuk do të jenë më të vlefshme. Krediti i mbetur nuk do t’ju rikthehet, por mund të përdoret për blerjen e biletave pa para në dorë (pa çmim të reduktuar) për 60 muajt e ardhshëm. Pasi ky afat 5-vjeçar të ketë kaluar, krediti i vjetër do të mund të riaktivizohet nëpërmjet rimbushjes së kartës suaj me një minimum prej 2,500 Lekësh.

Pikët bonus të mbledhura me kartën Cineplexx Bonus Card mund të përdoren si shpërblim 18 muaj nga data e përvetësimit të kartës.

Krediti apo pikët bonus nuk mund të rimbursohen apo të tërhiqen si para. Për më tepër, ato nuk mund të transferohen në kartën Cineplexx Bonus Card të një përdoruesi tjetër.
Nëse ju do të blini mbi 30 bileta në një vit kalendarik me kartën tuaj Cineplexx Bonus Card, atëherë do të arrini statusin VIP “BLACK” deri në fund të vitit dhe gjithashtu për vitin vijues. Kjo do të thotë se, nëse ju blini 30 bileta kinemaje deri në Gusht, atëherë do të përfitoni kartën Cineplexx Bonus Card Black nga kjo datë deri në fund të vitit dhe gjatë gjithë vitit pasardhës deri në 31.12. Ju do të informoheni mbi përmirësimin e statusit nëpërmjet email-it dhe do të mund të ndërroni kartën tuaj Cineplexx Bonus Card Red me kartën Bonus Card “BLACK” në arkë.
  • Pas arritjes së statusit Black Card juve automatikisht do t'ju kreditohet një biletë në kartën tuaj Bonus Card Black.
  • Ju do të përfitoni reduktim të çmimeve prej 10% për produktet e banakut, në qoftë se ju paguani me kartën tuaj Cineplexx Bonus Card Black (krediti duhet të jetë i ngarkuar).
  • Si dhuratë për ditëlindje, ju do të merrni një biletë që mund ta përdorni deri në 6 ditë nga ditëlindja.
  • Ju mund të zgjidhni edhe të bëni një turne në kinema, së bashku me një mik.
  • Ne do t'ju ftojmë herë pas here për evente speciale apo premiera. Informacioni do të dërgohet tek ju me anë të buletinit javor.
Ju lutemi të na njoftoni për humbjen apo dëmtimin e kartës Cineplexx Bonus Card, direkt në kinema ose nëpërmjet email-it në bonuscard@cineplexx.al, . Ju lutemi të na vini në dijeni të numrit të kartës suaj Cineplexx Bonus Card. Për këtë arsye, numri i kartës duhet të mbahet veçmas nga karta Bonus Card. Në rast humbjeje të kartës Cineplexx Bonus Card, mbajtësi i kartës do të marrë një kartë të re Cineplexx Bonus Card, kur të paraqesë numrin e kartës dhe identitetin e tij. Karta e re Cineplexx Bonus Card do të mbushet me kreditin aktual dhe pikët bonus të kartës së humbur Cineplexx Bonus Card, duke zbritur koston e shërbimit prej 300 Lekësh. Karta e re Cineplexx Bonus Card do të jetë e vlefshme për aq kohë sa do të kishte qenë e vlefshme dhe karta e humbur.


>>Termat dhe Kushtet e kartës Cineplexx Bonus Card