"Penguins of Madagascar" - Më të mirët e më të mirëve!
28.11.2014
Agjentët sekrete rikthehen përsëri...Zbuloni sekretet e zogjve më karizmatikë në botë nën mision të përfshirë në spiunazhin global, këtë herë me aventura të reja. Më të mirët e më të mirëve: Skipper, Kowalski, Rico dhe Private bashkojnë forcat me organizatën sekrete “The North Wind”, e drejtuar nga një Haski shumë tërheqës, agjent i klasifikuar ( ne mund t’jua tregojmë emrin e tij, por pastaj… e keni parasysh vetë ju), i dubluar nga Benedict Cumberbatch, i cili i përshtatet më së miri rolit edhe pse ai fjalën “Penguins” e shqipton “Penwings” . Së bashku ata duhet të ndalojnë Oktapodin e keq Dr. Octavius Brine, i dubluar nga John Malkovich, i cili synon të shkatërrojë botën, siç të gjithë e dimë.
Në “Penguins of Madagacar” , të katërt personazhet kryesorë janë argëtues, karizmatikë dhe të adhurueshëm. Kjo është gjithçka që duhet për heronj të tillë në një komedi të animuar . Plot aventura dhe momente gazmore nga fillimi deri në fund, ky është pa dyshim filmi i duhur familjar dhe ndër më të mirët në botë për momentin.
Filmi tashmë po shfaqet në sallat e Cineplexx Albania duke thyer rekord në shitjen e biletave.
Për fat të keq asnjë përdorues me këtë Facebook ID është i njohur.
Nëse doni të krijoni një profil të ri në Cineplexx duke përdorur të dhënat e adresës tuaj të Facebook atëhere ju lutemi klikoni tek Regjistrohu.Të dhënat tuaja të adresës së Facebook do të vendosen automatikisht.
Nëse doni të lidhni një adresë ekzistuese të Cineplexx me të dhënat e Facebook atëhere mjafton të kyçeni në profilin tuaj dhe lidhja do të bëhet automatikisht.
Aktivizoni -Lidhu me Facebook- për tu kyçur me profilin tuaj në Facebook. Ju lutemi të mbani parasysh se të dhënat do të dërgohen në Facebook përmes këtij veprimi.