Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG

Trailer i ri rrënqethës për “X-Men: Days of Future Past”

27.03.2014

Shkarkime & Linke

    Trailer i ri për “X-Men: Days of Future Past“ është publikuar online dhe duket se është një rikthim në formë për françizën e mutantëve dhe për regjisorin Bryan Singer. Historia pritet të jetë pak e komplikuar, me një sërë personazhesh dhe udhëtime para dhe pas në kohë duke u ndeshur me robotët viganë të quajtur “Sentinels“.

    Në trailer, më në fund dallojmë qartë të ardhmen jo-utopike që pret njerëzimin, njësoj si në historinë e novelës grafike, robotët Sentinels të Bolivar Trask (Peter Dinklage) kanë marrë epërsinë duke sjellë rracën e mutantëve drejt zhdukjes. Tjetër detaj që bie në sy është gërshetimi i dy ekipeve të aktorëve nga e ardhmja (filmat e parë “X-Men”) dhe personazheve në të tashmen (“X-Men: First Class”). Duhet pranuar se pjesa më e bukur është përballja e James McAvoy dhe Michael Fassbender tek përballen me Profesor X dhe Magneto të interpretuar nga Patrick Stewart dhe Ian McKellen.

    Pas këtij trailer, mendojmë se edhe për ju do të jetë akoma më e vështirë të prisni 22 majin! Mëposhtë është edhe posteri i ri për filmin publikuar online nga Forbes.


    x-man

Dita e Kinemasë

Dita e Kinemasë çdo të hënë në Cineplexx. Ndiqni filmat tuaj të preferuar me çmime speciale!

Te Eventet