Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG

TREGIMET E HOFFMANNIT - Transmetim i drejtpërdrejtë nga MET Opera në New York

28.01.2015
METROPOLITAN OPERA OF NEW YORK : TRANSMETIM LIVE NË HIGH DEFINITION!

Vjen LIVE në Cineplexx Albania repertori i famshëm i Metropolitan Opera of New York. I vlerësuar prej kritikëve të operas anë e mbanë botës si një prej operave më të mira, transferohet në ekranin e madh të Cineplexx për të gjithë ju adhuruesit e operas.Me një cilësi të pakrahasueshme të imazhit dhe audios ne ju sigurojmë një vënd të parë në operat me famë botërore duke shijuar cdo moment dhe emocion drejt për së drejti. Gjatë pushimit të shkurtër ju do të gjeni një banket të vogël rifreskues ose do të ndiqni intervistat e yjeve prapa skenave.

Muzika nga Jacques Offenbach
Këndohet në Frengjisht, të Shtunën më 31 Janar 2015, ora 18:55
Kohëzgjatja: 226 minuta


PËRMBAJTJA:

Akti I
Dashuria e parë e Hoffmann është Olimpia, një automat e krijuar nga shkencëtari Spalanzani. Hoffmann bie në dashuri me të, duke mos ditur se Olympia është një kukull mekanike ("Allons! Courage et confiance... Ah! Vivre deux!"). Nicklausse, i cili e di të vërtetën për Olimpia, këndon një histori për një kukull mekanike që dukej si një njeri që të paralajmërojë Hoffmann, por ai e injoron atë ("Une Poupee aux yeux d'Email"). Coppélius, bashkë-krijuesi I OLYMPIA-s i shet Hoffmannit syze magjike të cilat e bëjnë Olimpian të duket si një grua e vërtetë ("J'ai des yeux").

Akti II
Antonia këndon një këngë të dhimbshme të mbushur me kujtimet e mamasë së saj të vdekur, një këngëtare e famshme. Babai i saj Crespel, e ka marrë atë me vete larg me shpresën që t’i japë fund historisë së saj me Hoffmann dhe i lutet asaj që të ndalojë së kënduari: ajo ka trashëguar zemrën e dobët të nënës së saj dhe përpjekjet do të rrezikojnë jetën e saj. Hoffmann arrin dhe Antonia bashkohet me të duke kënduar deri sa gati humb ndjenjat. Crespel rikthehet, i alarmuar nga mbërritja e sharlatanit Dr. Mrekullisë, I cili trajtoi gruan e Crespo’s ditën që ajo vdiq. Doktori pohon se mund ta kurojë Antonia por Crespel e akuzon atë për vrasjen e gruas së tij dhe e dëbon jashtë.

Akti III
Kurtizanja Veneciane Giulietta i bashkohet Nicklausse në një barcarole. Një festë është në pritje dhe Hoffman me tallje lavdëron kënaqësitë e mishit. Kur Giulietta e prezanton atë me të dashurin e saj të momentit, Schlémil, Nicklausse e paralajmëron poetin për sharmin e kurtizanes. Hoffmann nuk tregon asnjë interes ndaj saj. Në momentin që Hoffman është duke ikur, Giulietta fillon ta joshë atë. Schlémil kthehet dhe e akuzon Giuliettan që e la atë për Hoffmannin. Schlémil e sfidon Hoffmannin në duel dhe vritet. Hoffmann merr çelësin e dhomës së Giuliettas nga rivali i tij i vdekur por dhoma është bosh. Në kthim ai e shikon atë duke u arratisur nga pallati në krahët e xhuxhit Pitichinaccio.

Dita e Kinemasë

Dita e Kinemasë çdo të hënë në Cineplexx. Ndiqni filmat tuaj të preferuar me çmime speciale!

Te Eventet