Pse Jim Carrey pranoi të luante në "Dumb and Dumber To"?
21.11.2014
Aktori i njohur komedian Jim Carrey pranoi të luante në filmin "Dumb and Dumber To" sepse ishte nën presion nga fansat për një film të dytë. Kanë kaluar 19 vjet (1995) nga filmi i parë "Dumb and Dumber".
Komedia e famshme ishte një sukses i paharruar në vitin 1995 dhe 19 vjet më pas, Jim Carrey dhe Jeff Daniels rikthehen për një film të dytë. Në një intervistë me Ellen DeGeneres, Carrey pranoi se ishte këmbëngulja e vazhdueshme e fansave që e bëri atë të pranonte këtë rol.
Jim Carrey shprehet: " Po pyesja veten: Cili është problemi? Vazhdimi i "Dumb and Dumber" është i pashmangshëm. Por u gëzova shumë që filmi do realizohej. Ishte vërtet presioni i fansave. Mua nuk më pëlqen të bëj vazhdime filmash, nuk dua pesë filma të së njëjtës gjë. Presioni i fansave dhe dashuria për këtë film më shtyu të pranoja dhe sigurisht shumë udhëheqës botërorë më telefononin duke më thënë: Kemi nevojë për ndihmë!"
"Dumb and Dumber To" momentalisht po transmetohet në sallat e Cineplexx Albania dhe është ndër filmat më të suksesshëm të momentit.
Për fat të keq asnjë përdorues me këtë Facebook ID është i njohur.
Nëse doni të krijoni një profil të ri në Cineplexx duke përdorur të dhënat e adresës tuaj të Facebook atëhere ju lutemi klikoni tek Regjistrohu.Të dhënat tuaja të adresës së Facebook do të vendosen automatikisht.
Nëse doni të lidhni një adresë ekzistuese të Cineplexx me të dhënat e Facebook atëhere mjafton të kyçeni në profilin tuaj dhe lidhja do të bëhet automatikisht.
Aktivizoni -Lidhu me Facebook- për tu kyçur me profilin tuaj në Facebook. Ju lutemi të mbani parasysh se të dhënat do të dërgohen në Facebook përmes këtij veprimi.