Jurassic World është një film aksion, aventurë amerikan i 2015-ës drejtuar nga
Colin Trevorrow. Ky është filmi i katërt në serinë e filmave të Jurassic Park. Skenari është bashkëshkruar nga
Rick Jaffa, Amanda Silver, Derek Connolly, dhe
Trevorrow. Yjet që marrin pjesë në film janë:
Chris Pratt, Bryce Dallas Howard, Vincent D'Onofrio, Ty Simpkins, Nick Robinson, Omar Sy, B.D. Wong, dhe
Irrfan Khan. Wong është i vetmi aktor nga filmat e mëparshëm në Jurassic World.
Premiera botërore e filmit në
Cineplexx Albania do të jetë në 11 qershor në teknologjinë dixhital 2D dhe
Real D 3D.
PËRMBAJTJA:
Njëzet e dy vjet pas ngjarjeve të Jurassic Park (1993), ishulli Nublar tani përmban një park dinosaurësh plotësisht funksional, Jurassic World, i parashikuar fillimisht nga John Hammond. Pas 10 vitesh funksion dhe normat e vizitorëve në rënie, u krijua një atraksion i ri për të rizgjuar interesin e vizitorëve në një mënyrë të tmerrshme.