Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG

Legjenda e Dashurisë - Transmetim Live nga Moska

24.10.2014
Cineplexx Albania me krenari prezanton për herë të parë në Shqipëri transmetimin LiveHigh DefinitionBaletit të Bolshoit në Moskë.

Për të pestin vit radhazi, rikthehet Baleti i Bolshoit në kinema me 7 balete, transmetime satelitore nga Moska.

Kompania më e madhe e baletit në botë ofron një sezon spektakolar të ri 2014-2015 në ekranin e madh që paraqet një ndër baletet e papublikuara, gjithashtu transmetim satelitor, Legjenda e dashurisë.

Përsëri, audiencat anembanë globit do të jenë në gjendje të shijojnë këto shfaqje të mrekullueshme me kryesorët e Bolshoit, solistët dhe trupën e baletit, vetëm në kinema.

Legjenda e Dashurisë është një ndër koreografitë më të vjetra të mjeshtrit Yuri Grigorovich dhe historia parashtron konfiktin midis dashurisë dhe detyrës përmes dy heroinave. Lëvizjet e kërcimit, skena dhe kostumet te frymëzuara nga Lindja e Mesme, përdorin kërcimin e pastër për të treguar historinë e kryeveprës, e cila pasurohet akoma më shumë nga Trupa e talentuar e Bolshoit.

PERMBAJTJA:
Apartamentet mbretërore të mbretëreshës Mekhmene Banu janë të mbushura me hidhërim - motra e saj e vogël,Princesha Shyrin, është duke vdekur. Princesha mund të shpëtohet vetëm në rast se mbretëresha i jep Shyrin bukurinë e saj. Mbretëresha vendos të sakrifikojë veten por më vonë ajo fillon të pendohet kur shikon veten të shpërfytyruar dhe Shyrin bie në dashuri me të dashurin e mbretëreshës, piktorin Ferkhad. Përralla e mrekullueshme e dashurisë së ndaluar, vetësakrifikimit, xhelozisë dhe vuajtjes rikthehet në skenën Bolshoi pas 10-vjetesh mungesë. Legjenda e dashurisë është një ndër koreografitë më të vjetra të mjeshtrit Yuri Grigorovich dhe historia parashtron konfiktin midis dashurisë dhe detyrës përmes dy heroinave. Lëvizjet e kërcimit, skena dhe kostumet te frymëzuara nga Lindja e Mesme, përdorin kërcimin e pastër për të treguar historinë e kryeveprës e cila pasurohet akoma më shumë nga Trupa e talentuar e Bolshoit.

Baleti do të transmetohet ditën e dielë, 26 Tetor 2014, ora: 16:00 në kinemanë Cineplexx. Versioni/Teknologjia: Satellit-Live HD Muzika: Arif Melikow; Koreografia: Juri Grigorowitsch



Dita e Kinemasë

Dita e Kinemasë çdo të hënë në Cineplexx. Ndiqni filmat tuaj të preferuar me çmime speciale!

Te Eventet