Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG

Pamja e parë nga “Agent 47″: rikthimi i personazhit të lojës “Hitman”

20.02.2014
Me xhirime që nisin javën e ardhshme në Berlin nën vëzhgimin e Aleksander Bach, studioja “20th Century Fox” ka vepruar përpara të gjithëve duke na ofruar pamjen e parë nga “Agent 47“. Projekti synon të sjellë frymë të re në françizën nisur me filmin “Hitman” në 2007-n dhe i ndjeri Paul Walker ishte kastuar në rolin e vrasësit të krijuar gjenetikisht, ndaj roli u rikastua dhe i shkoi aktorit Rupert Friend, i mirënjohur nga seriali “Homeland”.


Ende nuk dihet shumë për filmin e ri mbi personazhin e lojës “Hitman”. Shumë spekullojnë që ky film do të rinisë edhe një herë historinë e agjentit 47, ndërsa të tjerë mendojnë që do të ekzistojë në të njëjtin univers si filmi i parë por me ngjarje të palidhura me njëra tjetrën. Një pjesë e vogël e konfirmuar informacioni është që Agjenti 47 do të përpiqet të mbrojë një kamariere e cila është në shënjestrën e një grupi të njohur si Sindikata.


Kasti i filmit përfshin krahas Friend edhe aktorët Zachary Quinto dhe Hannah Ware. Ende nuk është publikuar një datë për shfaqjen e “Agent 47″ nëpër kinema, por pritet që të kemi akoma më shumë detaje rreth këtij projekti së shpejti.


Burim: IGN (via Collider)

Dita e Kinemasë

Dita e Kinemasë çdo të hënë në Cineplexx. Ndiqni filmat tuaj të preferuar me çmime speciale!

Te Eventet