"Fast and Furious 7" thyen rekordet e shikueshmërisë në Cineplexx Albania me 11.000 bileta të shitura vetëm për 5 ditë!
"Furious 7", filmi i fundit i sagës "Fast & Furious", ka thyer rekordet duke u klasifikuar si filmi më i shikuar që në fundjavën e parë të shfaqjes, duke arritur shumën prej 143 milionë dollarë të grumbulluara në Box Office.
Në krye të listës më parë klasifikohej "Fifty Shades of Grey", i cili në premierën e tij arriti rreth 85 milionë dollarë.
Gjithashtu, nga të gjitha seritë e "Fast & Furious", filmi i fundit rezultoi më i ndjekuri, duke lënë pas "Fast & Furious 6".
Me këto të ardhura,
"Furious 7" zë vendin e nëntë në dhjetëshen e filmave me premierat më të suksesshme në histori.
Interesimi i madh është shtuar edhe me deshirën e fansave për të parë aktorin
Paul Walker në rolin e tij të fundit.
Cineplexx Albania mundësoi para premierën botërore në Shqipëri duke e shfaqur filmin në datë 1 prill 2015 ( 2 ditë para premieres në Amerikë) dhe duke vijuar në datën 2 prill me eventin e
"Men's Night" dhe pasuar me
"Fundjavën e Furious 7" në 4 dhe 5 prill duke mundësuar thyerjen e rekordeve të shikueshmërisë me mbi
11.000 bileta të shitura vetëm në 5 ditët e para të shfaqjes. Filmi vazhdon të transmetohet në 7 sallat e Cineplexx me të një njëjtin ritëm marramendës shitje biletash.
PËRMBAJTJA:
Deckard Shaw kërkon të hakmerret ndaj Dominic Toretto dhe familjes së tij për vdekjen e vëllait të tij. Në vazhdimin e pandalshëm të ekskluzivitetit global të ndërtuar në shpejtësi,
Vin Diesel, Paul Walker dhe
Dwayne Johnson drejtojnë rikthimin e Fast & Furious 7.
James Wan e drejtoi këtë kapitull të serive shumë të suksesshme që gjithashtu mirëpresin sërish të preferuarit si
Michelle Rodriguez, Jordana Brewster, Tyrese Gibson, Chris "Ludacris" Bridges, Elsa Pataky dhe Lucas Black. Ata bashkohen dhe me yjet ndërkombëtarë të aksionit si
Jason Statham, Djimon Hounsou, Tony Jaa, Ronda Rousey dhe Kurt Russell.