Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG

Exodus: Gods and Kings - Filmi me më shumë fitime në fundjavën e hapjes

17.12.2014
Exodus: Gods and Kings i zuri vendin The Hunger Games: Mockingjay - Part 1 në Box-Officen Amerikan. Katniss Everdeen sapo humbi një betejë. Filmi epik me temë biblike fitoi 24.5 milion dollarë.

Me regji të Ridley Scott dhe në rol kryesor Christian Bale, filmi u vlerësua nga kritikat, por do duhet edhe pak kohë për të mbuluar buxhetin prej 140 milion dollarësh. Javën tjetër, filmi do të përballet me disa filma të tjerë të shumëpritur si muzikali Annie dhe Night at the Museum: Secret of the Tomb.

Historia e guximshme "Exodus: Gods and Kings" dhe aventura epike e një njeriu të vetëm për të marrë fuqinë e një perandorie. Scott sjell në jetë historinë e liderit sfidues Moisiu (Christian Bale) se si ai ngrihet kundër Faraonit egjiptian Ramses (Joel Edgerton) dhe vendosjen e 600.000 skllevërve në një udhëtim monumental të arratisjes nga Egjipti dhe ciklin e tij të tmerrshëm të plagëve vdekjeprurëse.

Filmi do të shfaqet në sallat e Cineplexx Albania duke filluar nga data 18 dhjetor 2014 në teknologjinë Real D 3D.

Dita e Kinemasë

Dita e Kinemasë çdo të hënë në Cineplexx. Ndiqni filmat tuaj të preferuar me çmime speciale!

Te Eventet