Ylli britanik i “The Dark Knight”, Christian Bale – aktori i dytë që refuzoi rolin pas Leonardo DiCaprio-s, e diskutoi rolin me regjisorin e “Slumdog Millionaire” Danny Boyle, por ata nuk arritën dot në një marrëveshje.
Christian Bale nuk ishte i sigurtë nëse do të luante rolin e Steve Jobs dhe vendosi që ai nuk ishte i duhuri për këtë. Skenaristi dhe njëkohësisht fitues Oscari, Aaron Sorkin deklaroi në muajt e kaluar që Christian ishte zgjedhur për këtë rol. “ Ne kishim nevojë për aktorin më të mirë në një farë moshe të caktuar dhe ai ishte Christian Bale” – u shpreh ai në një emision televiziv. “Ai nuk kishte nevojë të bënte një audicion”- tha Aaron. Megjithatë ata bënë një mbledhje para se aktorit ti jepej roli.
Sony Pictures është në diskutime me aktorin komik Amerikan Seth Rogen, për të luajtur rolin e një ndër themeluesve të Apple Steve Wozniak, por akoma asgjë nuk është bërë zyrtare.
Historia e jetës së krijuesit të Apple është shfaqur tashmë në ekranin e madh, në dramën e vitit të kaluar me pjesëmarrjen e Ashton Kutcher.