Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG

Aktori James Marsden merr rolin e Paul Walker në filmin "The Best of Me".

22.10.2014
Vdekja e Paul Walker në fund të vitit 2013 ka lënë shumë prej projekteve të planifikuara të aktorit të parealizuara. Në rastin e Universal Records për filmin "Fast and Furious 7", studio e ka gjetur një mënyrë për të përfshirë karakterin e Walker në film. Ndërsa për filmat e tjerë si "Agent 47" nga Fox, do tu duhet ta zëvendësojnë atë.

Gjithashtu, planifikimi për rolin e Dawson të Paul Walker në filmin "The Best of Me", bazuar në romanin bestsellerNicholas Sparks, u rishikua dhe iu dha yllit James Marsden, i cili mesa duket ishte më i përshtatshmi nga ngjashmëria me të ndjerin Walker.

Marsden u shpreh se ishte një nder i madh që mori rolin e Walker në filmin "The Best of Me". Më pas ai citoi: "E gjitha çfarë mund të them për të është që Paul ishte një aktor i shkëlqyer. Ai ishte i veçantë si njeri dhe gjithmonë përcillte një energji pozitive. Më shumë se gjithçka tjetër, arsyeja që pranova këtë rol ishte sepse u ndjeva i nderuar të luaj në vënd të Paul në këtë film."

Ky projekt ribashkon Marsden me Sparks një dekadë më vonë pas bashkëpunimit të tyre në filmin "The Notebook". Reporterët e Hollivudit thonë se Marsden ka fituar edhe role të tjera në vënd të Walker si në "X-Men" dhe "Anchorman 2: The Legend Continues".

Regjisori Michael Hoffman sjell në jetë romancën "The Best of Me", e cila flet për historinë e dashurisë së Dawson dhe Amanda , një çift ish të dashuruarish në gjimnaz që ribashkohen pas shumë vitesh kur ata vizitojnë vendlindjen e tyre. Në ribashkimin e tyre ata kuptojnë se dashuria e tyre nuk ka shterur kurrë, por shumë shpejt ata zbulojnë se forca që i mbajti larg për 20 vite mund të jetë një kërcënim serioz sot.

Filmi transmetohet tashmë në sallat e Cineplexx Albania.

Dita e Kinemasë

Dita e Kinemasë çdo të hënë në Cineplexx. Ndiqni filmat tuaj të preferuar me çmime speciale!

Te Eventet