Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG

2 Gisht Mjaltë: më shumë se 5000 bileta të shitura në një ditë

Filmi më i ri i Ermal Mamaqit me regji të Ermir Kahlilzade dhe me protagoniste Elvana Gjatan thyen rekord në ditën e hapjes.

29.03.2019
Kinema
Momente nga Pre-premiera ne Cineplexx TEG


Data 28 Mars ishte dita e hapjes së filmit për publikun, pas pre-premierës private së organizuar një natë më parë ku përveç aktorëve, të ftuarve të njohur nga bota e artit, medias, kulturës dhe biznesit ishin të pranishëm edhe kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, i cili ka edhe një shfaqje ‘cameo’ në fundin e filmit.

Kinema tirane


Vetëm dje, në kinematë Cineplexx TEG dhe Cineplexx QTU janë shitur më shumë se 5.000 bileta duke shënuar një rekord të ri historik. Deri vjet këtë rekord e mbante filmi “Fast and Furious” me rreth 3.000 bileta të shitura në një ditë të vetme. Pritet që edhe ditët në vijim filmi të vazhdojë me këtë ritëm duke ju afruar kështu titullit të filmit më të shitur në Shqipëri që është përsëri filmi “Fast and Furious” me rreth 30.000 bileta të shitura në total.

Kinema


2 Gisht Mjaltë është një komedi romantike në stil amerikan, ku personazhi kryesor Vini (Ermal Mamaqi) njihet dhe dashurohet me Emën (Elvana Gjata), dhe pasi martohen në kohë rekord, nisen për pushime ku gjithçka shkon paksa ters. Rrethuar nga nga një humor tipik shqiptar, ky film i përshtatshëm për të gjitha moshat, jo vetëm do ju bëjë për të qeshur por do e bëjë kohën të kalojë pa u kuptuar.

cineplexx


Për të akomoduar të gjitha kërkesat në Cineplexx TEG janë më shumë se 20 shfaqje të hapura në ditë dhe në Cineplexx QTU rreth 12 shfaqje në ditë dhe do të vijojë të shfaqet në Cineplexx deri sa të ketë kërkesa.



Gjatë eventit të pre-premierës.


Entrance


Cinema







Cineplexx App për iOS dhe Android

Mirë se vini në botën tonë të kinemasë që nga viti 1967 - tani edhe në aplikacione mobile.

Te Eventet

Dita e Kinemasë

Dita e Kinemasë çdo të hënë në Cineplexx. Ndiqni filmat tuaj të preferuar me çmime speciale!

Te Eventet