Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG
Lojë shpërblyese me Latitude Tirana

Lojë shpërblyese me Latitude Tirana

NË CINEPLEXX TEG & QTU

Gjatë muajit gusht, të gjitha biletat e filmave për fëmijë mund të futen në lojën shpërblyese për hyrje falas në Latitude Tirana.

Ju ftojmë të lexoni më poshtë rregullat për të marrë pjesë në lojë.

SI MUND TË MERRNI PJESË NË LOJËN SHPËRBLYESE?

Rregulla të përgjithshme:

•Në lojën shpërblyese për hyrje falasLatitude Tirana mund të marrin pjesë vetëm mbajtësit e kartës së Klubit Familjar të Filmit
•Karta merret pa pagesë pranë sporteleve tona në Cineplexx TEG ose QTU
•Karta është e vlefshme për fëmijët 4-14 vjeç
•Karta ofron çmime të reduktuara bilete për fëmijët mbajtës të kartës
•Nëpërmjet kartës ju mund të përfitoni Paketën Speciale të Familjes , e cila ofron çmime edhe më të reduktuara bilete për 3-4 anetarë të familjes.

Mekanizmi i lojës shpërblyese:

•Nga e hëna në të dielë, të gjitha biletat e blera me ofertën e kartës së Klubit Familjar të Filmit dhe me Paketën Speciale të Familjes mund të bëhen pjesë e lojës
•Në hyrje të kinemasë, pranë biletarisë, përpara se të futeni në sallë do të gjeni një kuti ku mund të hidhni biletën tuaj.
•Mos harroni të shënoni në pjesën e pasme të biletës një numër telefon dhe emrin tuaj
•Çdo të hënë shpallen fituesit e javës së kaluar, LIVE në faqen tonë në Instagram
•Bashkëpunimi zgjat gjatë muajit gusht

Filmat që mund të shikoni
Spirit Untamed
Peter Rabbit 2: The Runaway
Luca
Jungle Cruise
Space Jam: A New Legacy
Paw Patrol: The Movie

Për çdo pyetje mos hezitoni të pyesni stafin në sportele në Cineplexx TEG ose QTU, ose na shkruani në rrjetet tona sociale Facebook & Instagram .