Java e filmit austriak të regjisoreve femra në Cineplexx

Java e filmit austriak të regjisoreve femra në Cineplexx

5 Mars - 10 Mars

Për 6 ditë me rradhë, çdo ditë, ora 18:00 në Cineplexx do të shfaqet një prej gjashtë filmave të zgjedhur austriakë të regjisoreve femra.

Çmimi i biletës 200 Lekë

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Programi

Menjëherë pas përfundimit të secilit prej filmave me metrazh të gjatë do të shfaqet një tjetër film austriak me metrazh të shkurtër, si më poshtë:


• E hënë, 5 mars, pas filmit "We Used to be Cool" → filmi me metrazh të shkurtër "#TheirCatAsWell" (4 minuta)
• E martë, 6 mars, pas filmit "The Dreamed Ones" → filmi me metrazh të shkurtër "Wald der Echos" (30 minuta)
• E mërkurë, 7 mars, pas filmit "Gruber is Leaving" → filmi me metrazh të shkurtër "When Time Moves Faster" (7 minuta)
• E enjte, 8 mars, pas filmit "Thank You for Bombing" → filmi me metrazh të shkurtër "Schwitzen" (30 minuta)
• E premte, 9 mars, pas filmit "Mademoiselle Paradis" → filmi me metrazh të shkurtër "Exomoon" (6 minuta)
• E shtunë, 10 mars, pas filmit "Fly Away Home" → filmi me metrazh të shkurtër "Ginny" (5 min)

Fly Away Home

Vienë 1945: Pushtimi rus i parë nga sytë e pafajshëm të 9 vjeçares Christine. Ajo di aq pak për paqen sa dinë fëmijët e sotëm për luftën. Të bombarduar dhe pa asnjë kacidhe, ajo dhe familja e saj vendosen në një vilë luksoze në periferi të Vienës. Tashmë kanë një çati mbi kokë, asgjë më shumë. Pas kapitullimit të ushtarëve gjermanë, rusët kanë kontroll mbi shtëpinë. Të gjithë u frikësohen atyre. Të gjithë, përveç Christine.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Fly Away Home

Gruber is Leaving

John Gruber, në të tridhjetat e tij është një egocentrik që po shijon jetën pa kursyer asnjë shpenzim. Krejt papritur, ai diagnostikohet me kancer. Këtë lajm e merr nga Sarah, një DJane nga Berlini, e cila nuk është aspak tipi i tij. Ndjenjat nuk janë tipike për të, por tashmë ai po ndjen më shumë se kurrë.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Gruber is Leaving

Mademoiselle Paradis

Një pianiste e verbër që jeton në Vienën e shekullit të 18-të krijon një marrëdhënie të jashtëzakonshme me mjekun, i cili po përpiqet t'i rikthejë shikimin.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Mademoiselle Paradis

Thank You for Bombing

Kur një grup ushtarësh amerikanë në Afganistan djegin Kuranin, incidenti prodhon një polemikë mbarëbotërore dhe mediat ndërkombëtare të lajmeve dërgojnë trupat e tyre investigative në terren. Për repoterin austriak Ewald, detyra e dhënë ndërpritet që në nisje, kur ai shikon dikë nga e shkuara. Milje larg, në Kabul, reporterja amerikane Lana lufton për të fituar respektin e kolegut të saj për punën e saj si një korrespondente në terren. Disa kate sipër saj qëndron Cal, një reporter i djegur e i irrituar për faktit që i duhet të raportojë nga tarraca e hotelit. Kjo histori e trefishtë na paraqet shkurtimisht eksperiencën njerëzore - tensionin dhe ankthin, por gjithashtu dhe përditshmërinë midis tyre - pas tekstit e fjalëve që përbëjnë lajmet tona të përditshme.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Thank You for Bombing

The Dreamed Ones

Përshkrimi i dashurisë dhe përçmimit. Në qendër janë dy poetët Ingeborg Bachmann dhe Paul Calen, të cilët janë njohur me njëri-tjetrin në periudhën pas luftës në Vienë. Shkëmbimet e tyre të letrave krijojnë bazën e këtij filmi. Dy aktorë të rinj, Anja Plaschg dhe Laurence Rupp, takohen në një studio regjistrimi për të lexuar letrat. Ata mbulohen nga emocionet e trazuara të afërsisë dhe distancës, magjepsjes dhe frikës. Megjithatë, e shijojnë shoqërinë e njeri-tjetrit duke debatuar, pirë cigare, diskutuar rreth tatuazheve të tyre dhe muzikës së preferuar.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Asnjë program për Eventet në Arkiv

The Dreamed Ones

We Used to Be Cool

Tre çifte, miq të njëri-tjetrit vendosin të bëhen prindër në të njëjtën kohë. Të suksesshëm profesionalisht dhe tipa gallatë, njëkohësisht idealistë dhe materialistë, rrisin domate organike në ballkonin e apartamentit të tyre në qytet, pijnë kafe cilësore dhe koktejle Hugo. Një herë morën pjesë në demonstratat e të Enjtes dhe nuk do të blinin kurrë një pajisje elektronike që nuk është Apple. Dhe ata janë të sigurt se njerëzit mund të behën me fëmijë, pa u shndërruar në borgjezë.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Asnjë program për Eventet në Arkiv

We Used to Be Cool