Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG
halloween night

HALLOWEEN NË CINEPLEXX

31 TETOR

Këtë të hënë, në 31 tetor, ju mirëpresim në Cineplexx për Halloween më të frikshëm ndonjëherë për të gjithë fansat e filmave horror.
Ejani nëse guxoni!

COSPLAY DHE KËND PËR FOTO

ÇMIMI 440 Lekë

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Filmat që do të shfaqen janë:

"Halloween Ends"
"Prey for the Devil"
"Smile"
"Kthetrat e Shqiponjës"

Halloween Ends

Saga e Michael Myers dhe Laurie Strode arrin një kulm drithërues në këtë pjesë të fundit të historisë.

Halloween Ends

Kthetrat e shqiponjës

Tiranë 1997. Kaosi pas rënies të komunizmit i ka hapur dyert një lufte të përgjakshme civile. Matia, vetëm një adoleshent, ngacmohet nga shokët e tij. Në përpjekje për të shpëtuar, ai fshihet brenda një bunkeri të braktisur. Në atë ndërtesë drithëruese, Matia do të jetë i pari që do të zbulojë diçka të frikshme dhe të paimagjinueshme që do të ndryshojë gjithë jetën e tij.... Tiranë 2022. Davide, Xhulia, Nua dhe Adrian po planifikojnë të ardhmen e tyre të re; një investim për një ambient të ri modern duke përdorur një bunker nga regjimi i mëparshëm. Një prej tyre, fshehurazi, përpiqet të mashtrojë të tjerët për të shlyer një borxh ndaj disa "të njohurve të vjetër", të cilët nuk marrin jo për përgjigje. Në bunkerin, ku grupi i të rinjve presin që ëndrra e tyre të realizohet, do të gjejnë drogë, dhunë dhe frikë. Edhe pse tmerri i vërtetë fshihet pas një muri të vjetër. Një tmerr gjakatar i armatosur me thika vdekjeprurëse.

Kthetrat e shqiponjës

Prey for the Devil

Një murgeshë përgatitet të kryejë një ekzorcizëm dhe përballet me një forcë demonike që ka lidhje misterioze me të kaluarën e saj.

Prey for the Devil

Smile

Pasi dëshmoi një incident të çuditshëm, traumatik që përfshin një pacient, Dr. Rose Cotter fillon të përjetojë dukuri të frikshme që ajo nuk mund t'i shpjegojë. Rose duhet të përballet me të kaluarën e saj shqetësuese në mënyrë që të mbijetojë dhe t'i shpëtojë realitetit të saj të ri të frikshëm.

Smile