Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG
Festojmë ditëlindjen

Festojmë ditëlindjen

13 NËNTOR

Ditën e shtunë, datë 13 nëntor, festojmë së bashku ditëlindjen e 8-të të Cineplexx TEG dhe të 3-të të Cineplexx QTU.

Vetëm për një ditë, të gjithë filmat (2D dhe 3D) do të kushtojnë vetëm 250 Lekë pa kosto shtesë, në të dyja kinematë Cineplexx.


Filma 2D dhe 3D për vetëm 250 Lekë nuk do të kenë kosto shtesë për mbi 120 dhe mbi 140 minuta

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Disa sugjerime:

- Filmat e listuar më poshtë janë filmat që do të shfaqen ditën e shtunë, datë 13 Nëntor

- Për shkak të fluksit të madh, rezervimet nuk janë të lejuara për këtë ditë, dhe biletat janë vetëm në shitje

- Ju mund të bleni biletat tuaja në sportelet përkatëse në Cineplexx QTU/TEG ose online nëpërmjet kartës Cineplexx Bonus Card me kredit, apo me kartë banke në aplikacionin Cineplexx AL.

- Ju këshillojmë të paraqiteni në kinema rreth 30 minuta përpara fillimit të filmit, për shkak të fluksit të madh të ditës.

Dreambuilders

Minna, një vajzë e re, keqpërdor aftësinë e saj për të krijuar dhe kontrolluar ëndrrat e njerëzve, që t'i japë një mësim motrës së saj të besdisshme.

Dreambuilders

Dune

Përshtatja në film e novelës fantastiko-shkencore e autorit Frank Herbert, e cila flet për djalin e një familjeje fisnike, të cilit i besohet mbrojtja e elementit më të vlefshëm dhe më jetik në galaktikë.

Dune

Eternals

Historia e "The Eternals" vazhdon; një racë e qenieve të pavdekshme që kanë jetuar në Tokë dhe i kanë dhënë formë historisë se saj dhe civilizimit.

Eternals

Halloween Kills

Historia e Michael Myers and Laurie Strode vazhdon me filmin e rradhës horror nga David Gordon Green.

Halloween Kills

Last Night In Soho

Një stiliste aspirante e modës është në gjendje të udhëtojë në kohë në vitet 1960, ku takon një këngëtare verbuese. Por magjepsja nuk është siç duket dhe ëndrrat e së kaluarës fillojnë të përplasen dhe të copëtohen në diçka më të errët.

Last Night In Soho

No Time to Die

James Bond është larguar nga shërbimi sekret. Paqja e tij përfundon shpejt kur Felix Leiter, një mik i vjetër nga CIA, kthehet për t’i kërkuar ndihmë, duke e çuar Bondin në gjurmët e një personi misterioz të armatosur me një teknologji të re të rrezikshme.

No Time to Die

Paw Patrol: The Movie

Ryder dhe këlyshet thirren në Qytetin e Aventurave për të mos lejuar kryebashkiakun Humdinger që të kthejë metropolin e zhurmshëm në një gjendje kaosi.

Paw Patrol: The Movie

Ron's Gone Wrong

"Ron Goes Wrong" flet për miqësinë midis djaloshit të turpshëm në 9-vjeçare, Barney dhe shokut të tij robot Ron, që ecën dhe flet, por shpesh nuk funksionon mirë.

Ron's Gone Wrong

The Addams Family 2

Në vazhdim të filmit të animuar të 2019-tës "The Addams Family", këtë herë ata e gjejnë veten të përfshirë në aventura nga më të çuditshmet me personazhe të reja.

The Addams Family 2

The Boss Baby: Family Business

Vëllezërit Templeton tashmë të rritur, janë larguar nga njëri-tjetri, por një foshnjë e re "boss baby" me një qasje të re të përparuar do t'i bashkojë ata sërish dhe do të frymëzojë një biznes të ri familjar.

The Boss Baby: Family Business

Venom: Let There Be Carnage

Tom Hardy rikthehet në ekranin e madh si mbrojtësi vdekjeprurës Venom, një ndër personazhet MARVEL më të mëdhenj e më të ndërlikuar. Me regji nga Andy Serkis, në film marrin pjesë aktorët Michelle Williams, Naomie Harris dhe Woody Harrelson, në rolin e antagonistit Cletus Kasady/Carnage.

Venom: Let There Be Carnage