Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG
Festivali i Filmit Polak

Festivali i Filmit Polak "Vistula"

2 dhe 3 Tetor

Këtë fundjavë, datë 2 dhe 3 tetor, ju mirëpresim në Cineplexx TEG për festivalin e filmit polak "Vistula".

Hyrja FALAS për të gjithë!

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Programi

E shtunë, 2 tetor 2021
Salla 2

Ora 14:00, filmi "Icarus. The Legend of Mietek Kosz" (117 minuta). Titulli origjinal "Ikar. Legenda Mietka Kosza".
Ora 16:10, filmi "Supernova" (78 minuta).
Ora 17:45, filmi "I Never Cry" (96 minuta). Titulli origjinal "Jak najdalej stad".

E diel, 3 tetor 2021
Salla 2

Ora 14:00, "Bllok filmash me metrazh të shkurtër nga Studio Munka" (117 minuta).:
Filmi me metrazh të shkurtër "Re-cycle" (6 minuta)
Filmi me metrazh të shkurtër "Home Sweet Home" (21 minuta)
Filmi me metrazh të shkurtër " Ondine" (40 minuta)
Filmi me metrazh të shkurtër "Marcel" (26 minuta)
Filmi me metrazh të të shkurtër "The End of the Season" (20 minuta)
Ora 16:10, filmi "Lessons of Love" (74 minuta). Titulli origjinal "Lekcja milosci".
Ora 17:45, filmi "Kill It and Leavse This Town" (88 minuta). Titulli origjinal "Zabij to i wyjedz z tego miasta".

Ikar. Legenda Mietka Kosza

Filmi bazohet në biografinë e pianistit Mieczysław Kosz, i cili vdiq në mënyrë tragjike në moshën 29 -vjeçare, me regji të Maciej Pieprzyca ("Life Feels Good", " I'm a Killer "), tregon historinë e një njeriu të jashtëzakonshëm i cili, pavarësisht pengesave dhe fatit të keq, arriti sukses dhe njohje botërore.

Cineplexx TEG:

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Ikar. Legenda Mietka Kosza

Jak Najdalej Stad

Filmi " Sa me larg nga këtu" i regjisorit Piotr Domalewskit, ashtu si debutimi i tij, "Nata e heshtur", është një analizë e hidhur e marrëdhënieve familjare të ngatërruara. Ola (një debutim brilant i Zofia Stafiej), një adoleshente rebele me një karakter të fortë, e cila në mungesë të babait të saj, ndihmon nënën të kujdeset për vëllain e saj me aftësi të kufizuara. Dhe për këtë mungesë, Ola i mbante mëri babait të saj. Ajo beson se ai duhet të jetë në një vend me familjen e tij. Pavarësisht kësaj, ajo mban kontakte me të, sepse babai i ka premtuar makinën e tij kur Ola të kalojë testin për lejen e drejtimit. 17-vjeçarja Ola, e cila vjen nga një qytet i vogël, niset e vetme drejt një vendi të panjohur. Do të jetë ky udhëtimi i jetës së saj, një udhëtim në të panjohurën, gjatë së cilës ajo do të donte të rregullonte marrëdhënien me babanë, të cilin nuk e ka parë për një kohë të gjatë. Në Irlandë, ajo do të njoh një botë dhe njerëz te rinj, që do të ndryshojnë qasjen e saj ndaj jetës.

Cineplexx TEG:

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Jak Najdalej Stad

Lekcja Milosci

Gjatë gjithë jetës, Jola bëri vetëm atë që të tjerët prisnin prej saj. Si nënë e gjashtë fëmijëve dhe gruaja e një burri abuziv, ajo do të bënte çdo ditë grimin, vishte rrobat e saj shumëngjyrëshe dhe hiqej sikur çdo gjë shkonte në rregull. Një ditë diçka thyhet brenda saj - Jola gjen forcën të lërë burrin e saj dhe të fillojë të jetojë jetën në maksimum. Ajo takohet me mikeshat e saj, vallëzon në Café Smile, shkruan poezi dhe këngë. Ajo këndon për dashurinë - diçka që e ka ëndërruar gjithmonë, por nuk e ka përjetuar kurrë. Në sytë e Jolës bota është romantike, shumëngjyrëshe dhe dramatike. Papritur, ajo takon Wojtek, i cili e trajton atë si një mbretëreshë. A do të jetë ajo në gjendje të hapet dhe të përqafojë dashurinë për herë të parë? Sidomos, kur zbulon se ka më pak kohë nga sa mendonte?

Cineplexx TEG:

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Lekcja Milosci

Supernova

Ndonjëherë ngjarjet e parëndësishme zbulojnë të vërtetën jo vetëm për veten, por edhe për vendin në të cilin jetojmë. Një nënë dhe dy fëmijë goditen nga një makinë qeveritare në një rrugë pranë një fshati të vogël. Oficerët e ligjit përballen me kaosin në rritje, e vërteta del jashtë kontrollit dhe fshatarët mblidhen si dëshmitarë dhe akuzues. Mes klithmës dhe panikut formohet një gjykim shoqëror, për të cilin aksidenti në rrugë ishte vetëm një katalizator, një lloj shpimi i një flluskë të fryrë prej kohësh, të mbushur me zhgënjim. Bartosz Kruhlik prek çdo detaj të vogël për të treguar panoramën e plot të gjithë shoqërisë. Në një botë me dy standarde, ku e vërteta duhet të raportohet sa më shpejt ose do të ndryshojë, ne shikojmë tre heronjë në qendër të ngjarjeve, nga fillimi në fund. Është një përvojë në dukje e pakëndshme që përmban elemente të tragjedisë greke, por krijimi i një atmosfere të dendur, nervoze dhe komentesh shoqërore e bëjnë filmin e Kruhlik një nga debutimet më interesante të viteve të fundit. Regjisori zotëronte në mënyrë të përsosur gjuhën e filmit, dhe të qenit i rrethuar nga aktorë të njohur teatri ndihmoi në krijimin e një skenari të ngushtë, por jo të thjeshtuar. Një shembull i përsosur që minimalizmi është më mirë sesa lëvizjet nervoze të duarve dhe gazetaria nxitëse.

Cineplexx TEG:

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Supernova

Zabij to I Wyjedz Z Tego Miasta

Filmi i parë me metrazh të gjatë i një prej krijuesve më të rëndësishëm të filmave të animuar polakë, Mariusz Wilczyński. Filmi i Wilczyńskit rikthen në jetë fëmijërinë me të gjitha bagazhet e mundimeve dhe kënaqësive, kujton ata që vdiqën për t'u dhënë një jetë të re. Për t'ju larguar dëshpërimit nga humbja e te dashurve të tij, protagonisti fshihet në një vend të sigurt kujtimesh, ku koha qëndron në vend dhe të gjithë të dashurit e tij jetojnë. Me kalimin e viteve, qyteti zhvillohet në imagjinatën e tij. Filmi është një autobiografi e bazuar në kujtimet dhe përshtypjet e fëmijërisë së tij, në të cilat kujtimet e prindërve të tij të vdekur dhe qytetit të tyre të lindjes, Łódź, behën reale. "Vrite dhe ik nga ky qytet" funksionon si një formulë magjike me fuqinë për t'u kthyer në kohë. Ky udhëtim do të jetë një përvojë thellësisht prekëse, intime për çdo shikues.

Cineplexx TEG:

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Zabij to I Wyjedz Z Tego Miasta