Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG
Festojmë ditëlindjen

Festojmë ditëlindjen

16 DHJETOR

Ditën e hënë, datë 16 dhjetor, festojmë së bashku ditëlindjen e 6-të të Cineplexx TEG dhe të 1-rë të Cineplexx QTU.

Vetëm për një ditë, të gjithë filmat (2D dhe 3D) do të kushtojnë vetëm 200 Lekë pa kosto shtesë, në të dyja kinematë Cineplexx.


Filma 2D dhe 3D për vetëm 200 Lekë nuk do të kenë kosto shtesë për mbi 120 dhe mbi 140 minuta

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Disa sugjerime:

- Filmat e listuar më poshtë janë filmat që do të shfaqen ditën e hënë, datë 16 Dhjetor

- Për shkak të fluksit të madh, rezervimet nuk janë të lejuara për këtë ditë, dhe biletat janë vetëm në shitje

- Ju mund të bleni biletat tuaja në sportelet përkatëse në Cineplexx QTU/TEG ose online nëpërmjet kartës Cineplexx Bonus Card me kredit.

- Për blerjen online nuk mund të përdoren kartat e debitit apo kreditit të bankave, por vetëm karta Cineplexx Bonus Card

- Ju keni mundësinë të merrni kartën tuaj në banak në cdo moment

- Ju këshillojmë të paraqiteni në kinema rreth 30 minuta përpara fillimit të filmit, për shkak të fluksit të madh të ditës.

Black Christmas

Një grup studentësh përndiqet nga një i panjohur gjatë pushimeve dimërore. Një rikrijim i filmit horror të vitit 1974, "Black Christmas".

Black Christmas

Countdown

Kur një infermiere shkarkon në telefon një aplikacion që pretendon të parashikojë kohën kur një person do të vdesë, zbulon se ka vetëm tre ditë të mbetura për të jetuar. Me minutat që kalojnë dhe një figurë që e perndjek, ajo duhet të gjejë një mënyrë për të shpëtuar përpara se t'i mbarojë koha.

Countdown

Falco

Historia e “Falco Laçjanit”, Skifterit, personazhit të famshëm që jetonte duke grabitur shtëpitë e të pasurve italianë, një natë të bukur pune i bie telefoni dhe e lajmërojnë që do të bëhet deputet, për shkak se në qarkun e Lezhës pas dorëheqjes se 4 deputetëve në listë, emri i tij është pasardhësi në atë listë dhe automatikisht i takon mandati i deputetit. Pikërisht këtu fillon aventura e heroit tonë duke përshkruar plot humor e satirë gjithë realitetin social-politik shqiptar. Duke hequr kostumin e punës dhe kapuçin, duke e zëvendësuar atë me kostumin dhe kollaren e një politikani.

Falco

Frozen II

Anna, Elsa, Kristoff dhe Olaf do të shkojnë thellë në pyll për të mësuar të vërtetën e misterit të lashtë të mbretërisë së tyre.

Frozen II

Gemini Man

Një vrasës me pagesë, më i miri në kohën e vet, do të përballet me klonin e tij në moshë të re.

Gemini Man

Jexi

Një komedi rreth asaj që mund të ndodhë nëse dashuron telefonin tënd më shumë se çdo gjë tjetër në jetën tënde.

Jexi

Joker

Historia e origjinës së keqbërësit ikonik, siç nuk është treguar kurrë më parë në ekranin e madh të kinemasë. Një studim mbi karakterin e zymtë të Arthur Fleck, një personi të papërfillur nga shoqëria dhe një histori paralajmëruese.

Joker

Jumanji: The Next Level

Një grup shokësh rikthehen në Jumanji për të shpëtuar njërin prej tyre, por zbulojnë se gjërat nuk janë ashtu siç i prisnin. Lojtarët duhet të përballen me sfida te panjohura, prej shkretëtirave të thata deri tek malet me dëborë, në mënyrë që të shpëtojnë prej lojës më të rrezikshme në botë.

Jumanji: The Next Level

Knives Out

Një detektiv investigon mbi vdekjen e patriarkut të një familjeje të çuditshme luftarake.

Knives Out

Last Christmas

Kate është një vajzë e re e cila shpesh merr vendime të gabuara. I fundit? Pranimi i punës si elfi i Babagjyshit në një dyqan. Megjithatë, atje ajo takohet me Tomin. Jeta e Kate merr një kthesë të re, por asaj gjërat i duken shumë të bukura për të qenë të vërteta.

Last Christmas

Maleficent: Mistress of Evil

Marrëdhënia e ndërlikuar mes Maleficent dhe Aurorës vazhdon teksa ato përballen me kërcënime të reja të tokës magjike të Moors.

Maleficent: Mistress of Evil

Midway

Historia e Betejës "Midway", e treguar nga drejtuesit dhe marinarët që luftuan në të.

Midway

Terminator: Dark Fate

Sarah Connor dhe Grace, e modifikuar si robot duhet të mbrojnë një vajzë të re nga një Terminator i lëngshëm i modifikuar, nga e ardhmja.

Terminator: Dark Fate

The Addams Family

Në version i animuar mbi familjen e veçantë të vampirëve Addams.

The Addams Family