Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG
10 vite filma shqiptare ne Cineplexx

28 - 29 NëNTOR

Cineplexx TEG & QTU

Këtë 28 - 29 Nëntor festoni në Cineplexx me filmat më të shikuar shqiptar të dekadës.

Çdo biletë vetëm 200 lekë!

Biletat në shitje!

Shkarkoni aplikacionin Cineplexx AL dhe blini biletat tuaja online.

Asnjë program për Eventet në Arkiv

2 Gisht Mjaltë

Historia e një çifti që mundohet të realizojë një muaj mjalti në Karaibe, por një gabim në blerjen e biletave i bën ata që të enden rrugëve të jugut të Shqipërisë duke përjetuar peripeci nga më të ndryshmet.

2 Gisht Mjaltë

Dashuri dhe turbulenca

Edi është një biznesmen mjaft i suksesshëm. Ai kujdeset shumë për veten, bën një jetë të mire dhe komode, por duket se ka një dobësi: femrat. Edi ka tre të fejuara dhe të treja janë stjuardesa. Kristina, është shqiptarja e tij e zemrës, stjuardesë e Air Albania. Eleni, koketa e tij greke, stjuardesë e Fly Greece dhe Françeska, italiania e tij pasionante, stjuardesë e ItaAirways. Kjo jetesë e Edit nuk është aspak e zakonshme, por ai ka gjetur një mënyrë shumë efikase për ta menxhuar këtë çmenduri. Falë ndihmës së asistentes së tij të palodhur dhe të sertë Fridës, Edi ia arrin gjithmonë ta mbajë situatën nën kontroll. Pjese e kësaj loje bëhet edhe Danieli, mik i fëmijërisë së Edit, i cili troket papritur në derën e këtij të fundit. Në këtë "fluturim" të qetë të Edit papritur nisin turbulencat. Për shkak të disa të papriturash, të treja stjuardesat gjenden në të njëjtën ditë, në të njëjtën shtëpi. A do të arrijë Edi t'i shpëtojë kësaj çmendurie që ka krijuar me duart e veta?

Dashuri dhe turbulenca

Në kuadër të dashurisë

Historia e një çifti të martuar prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje. Vendimi për t’u ndarë do i bëjë ata të njohin kufijtë e njërit-tjetrit dhe të njerzve të tyre të dashur në situata plot humor dhe dashuri. Sepse kur dashuria është akoma aty, asgjë nuk është e pamundur.

Në kuadër të dashurisë

Policë për kokë

Xhino Pasmaçiun është një polic i thjeshtë trafiku jeta e të cilit do të kthehet përmbys kur ai e gjen veten papritur në mes të një hetimi policor shumë të rëndësishëm dhe… të rrezikshëm! Së bashku me dedektivin legjendar Maksimilian Murati, ata do të kalojnë një aventurë plot të papritura, në 48 orët më të paparashikueshme në botë.

Policë për kokë

Sofia

Një vajzë e re serbe viziton Shqipërinë në kërkim të rrënjëve të një historie të vjetër për gjyshin e saj gjatë Luftës së 1941. Ajo bie në dashuri me një djalë shqiptar, duke filluar një marrëdhënie "të pamundur" midis dy kombeve të ndara nga lufta.

Sofia