4 Klikime për te bileta.
Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë
MbyllKy sezon prezanton shfaqjet më klasike për një eksperiencë ekskluzive në kinema, në bashkëpunim me trupën profesioniste të baletit të Bolshoi.
Katër balete klasike (La Sylphide, Don Kishoti, La Bayadere dhe Bukuroshja e fjetur) do të prezantohen së bashku me përrallën shumë të dashur
të Krishtlindjeve Arrëthyesi dhe me baletin xhaz Epoka e artë, që mund të shikohen vetëm në Bolshoi. Vepra më e re e Edward Clug, Carmen
Suite / Petrushka, do të mbyllë sezonin me dy personazhe shumë popullore.
Asnjë program për Eventet në Arkiv
Asnjë program për Eventet në Arkiv
Ditën e dasmës së tij, i riu Scotsman James u zgjua nga puthja e një krijese magjike me krahë, një ''Sylph''. I magjepsur nga bukuria e saj, James rrezikon gjithçka për të ndjekur një dashuri të paarritshme... "La Sylphide" është një nga baletet më të vjetra në botë dhe një thesar në stilin Bournonville danez. Rikthyer për Bolshoin nga eksperti Bournonville, Johan Kobborg, ky prodhim është një kryevepër romantike e kohëve të sotme.
Asnjë program për Eventet në Arkiv
Frymëzuar nga historitë heroike të kalorësve të guximshëm, Don Kishoti i Mançës dhe shërbëtori i tij besnik Sanço Panza nisen në një aventurë për të takuar gruan e tij ideale, Dulcinea. Heroi i Cervantes vjen në jetë në vendosjen në skenën e Bolshoit të kësaj performance të shkëlqyer. Me teknikën e shkëlqyer, kërcimtarët kryesorë Ekaterina Krysanova dhe Semyon Chudin udhëheqin kastën spektakolare të toreadorëve, kërcimtarëve flamenko e ciganëve, në vallëzimin virtuoz në Bolshoi.
Asnjë program për Eventet në Arkiv
Në prag të Krishtlindjeve, arrëthyesi i Marie transformohet në mënyrë magjike në një princ dhe kështu nis aventura e tyre e mrekullueshme. Kjo vepër klasike e pushimeve rikthehet në skenën madhështore të Bolshoi për një transmetim të drejtpërdrejtë të një historie të përjetshme, me një koreografi nga Tchaikovsky.
Asnjë program për Eventet në Arkiv
Mallkimi i të ligës Carabosse, në ditëlindjen e saj të 16-të e bën princeshën Aurora të bjerë në gjumë të thellë për 100 vite. Vetëm puthja e një princi mund ta thyejë mallkimin. Një përrallë e shkëlqyer e performuar nga trupa e baletit të Bolshoi, "Bukuroshja e Fjetur" përfshin personazhe magjike si zanat, Kësulëkuqen e vogël, Maçokun me Çizme dhe të bukurën, princeshë Aurora, të performuar nga Olga Smirnova, një talent i jashtëzakonshëm.
Asnjë program për Eventet në Arkiv
Në një qytet bregdetar ku bizneset dhe mafia po lulëzojnë, kabareja Epoka e Artë është streha e preferuar e natës për kërcimtarët, banditët dhe festuesit e rinj, ku peshkatari i ri Boris bie në dashuri me Ritën, një vallëtare të bukur, por gjithashtu mikeshë e një gangster të qytetit…
Asnjë program për Eventet në Arkiv
Carmen, një shpirt i lirë dhe pasionant e gjen veten në një trekëndësh dashurie. Baleti pasionant, me një akt, nga koreografi kubanez Alberto Alonso, fillimisht i menduar për balerinën e parë të Bolshoit, Maya Plisetskaya do ta mbërthejë të gjithë publikun, së bashku me veprën Petrushka, një krijim i ri për Bolshoin, nga koreografi bashkëkohor Edward Clug.
Asnjë program për Eventet në Arkiv