4 Klikime për te bileta.
Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë
MbyllPër të tetin vit rradhazi, Baleti i Bolshoit, sezoni 2017-2018 sjell veprat klasike të rivëna në skenë nga koreografët më të dëgjuar të ditëve të sotme, performuar nga balerinë të shkëlqyer, për një eksperiencë të jashtëzakonshme në kinema. Tre balete historike të rikrijuara nga Alexei Ratmansky (Pirati, Romeo dhe Zhuljeta e Flakët e Parisit) do të shfaqen në ekranin e madh përkrah Zonja me Kamelie të John Neumeier dhe Zbutja e Kryeneçes nga Jean-Christophe Maillot. Tre klasiket e përjetshme dhe të preferuarat e publikut do të kompletojnë këtë sezon: Giselle, Arrethyesi dhe Coppélia.
Asnjë program për Eventet në Arkiv
Në mes të një tregu të zhurmshëm, në një pazar skllevërish, pirati Conrad bie në dashuri me shikim të parë me të bukurën Medora. Conrad rrëmben Medorën kur Lanquedem vendos ta shesë atë tek Pasha.
Asnjë program për Eventet në Arkiv
Baptista lufton për të martuar vajzën e tij të rrëmbyeshme Katharina, një kryeneçe e cila mohon çdo mashkull që mund të jetë partneri i saj. Megjithatë, kur ajo takohet me Petruchio, i cili është i të njëjtit temperament si ajo, mes tyre ndodh një përplasje e papritur e shpërthyese.
Asnjë program për Eventet në Arkiv
Teksa ora shënon 12 në prag të Krishtlindjeve, arrëthyesi i drunjtë i Marie ngjallet dhe transformet në një princ! Shumë shpejt, teksa i bashkohen lodrat e tjera të ngjallura, Marie dhe princi i saj nisen në një aventurë ëndërrimtare të paharrueshme.
Asnjë program për Eventet në Arkiv
Në Verona, Romeo dhe Zhuljeta bien cmendurisht në dashuri me njëri-tjetrin, teksa familjet e tyre, përkatësisht Montagët dhe Kapuletët gjenden në një rivalitet të hidhur, i cili përfundon në një tragjedi.
Asnjë program për Eventet në Arkiv
Teksa ai mbërrin në Paris për herë të parë, i riu dhe naivi Armand është tërësisht i mahnitur pas takimit me magjepsësen dhe më të dëshiruaren kurtizane Marguerite Gautier. Takimi i tyre ndez një dashuri pasionante, por prapëseprapë të destinuar për të përfunduar keq.
Asnjë program për Eventet në Arkiv
Në epokën e Revolucionit Francez, Jeanne dhe vëllai i saj Jérôme largohen nga Marseja drejt Parisit, në mbështetje të lëvizjeve revolucionare që kanë zaptuar kryeqytetin. Gjatë luftimit për liri, që të dy ata njohin dashurinë.
Asnjë program për Eventet në Arkiv
Kur Giselle zbulon se i dashuri i saj Albrecht i është premtuar një tjetër gruaje, ajo vdes në duart e tij zemërthyer. Teksa Albrecht vajton ajo ringjallet si një “Wili”, një shpirt hakmarrës i destinuar për t’i bërë burrat jo besnikë të kërcejnë deri në vdekje.
Asnjë program për Eventet në Arkiv
Swanhilda vëren se i fejuari i saj Franz është dashuruar me të bukurën Coppélia, e cila lexon çdo ditë në ballkonin e saj. Pothuajse duke i ndarë dy të dashuruarit, rezulton se Coppélia nuk është ajo që hiqet e Swanhilda vendos t’i japë një mësim Franzit.
Asnjë program për Eventet në Arkiv