Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG

Ndihmë


Keni pyetje rreth kinemasë Cineplexx? Këtu do të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta në lidhje me regjistrimin, antarësimin, blerjen dhe rezervimin e biletave .

Cfare ofron kjo faqe interneti ?

Një përshkrim të thjeshtë të të gjithë kinemase Cineplexx. Mund të gjeni filmat që jepen në kinemanë tona si dhe filmat që vijnë së shpejti duke kërkuar cdo titull (“Filma” tek paneli “vjen së shpejti”). Në këtë faqe gjithashtu mund të gjeni Klubin Familjar të filmit.

Si mund të regjistrohem ?

Aplikimi ndodhet në krye të faqes në të djathtë .Aty mund të regjistroheni si anëtar dhe ne do t’ ju dërgojmë një konfrimin nëse aplikimi do jetë i sukseshsem dhe më pas mund të hyni menjëherë me ermin tuaj të përdoruesit dhe fjalkalimin. Regjistrimi kërkohet nëse doni të përfitoni avantazhet e rezervimit online, të jepni vlerësime apo të komentoni rreth filmave si dhe të bëheni pjesë e kuiceve. Regjistrohu

Çfarë avantazhi kam nga regjistrimi si anëtar?

Rregjistrimi si anëtar kërkohet në mënyrë që ju të rezervoni biletat online. Ne ofrojmë anëtarësim falas me shumë përfitime duke përfshire të drejten për tu përfshirë në llotari. Përditsime javore në filmat më të fundit të kinemase (me anë të e-mailit).Nëse dëshironi të përdorni shërbimin tonë “Mbaje mend filmin” atëhere juve do t’iu ruhet filmi në zonën e anëtarësimit ”Rekomandimet e filmit tim ” dhe do të merrni e-mali për t’iu kujtuar për fillimin e filmit..


SI TE FSHIJ SEKSIONE TE PËRZGJEDHURA TE FILMAVE ME PARE ?

Kycuni në faqe për të aksesuar profilin tuaj personal në seksionin “Kinemaja ime” dhe mund të menaxhoni të dhënat tuaja.Nëse nuk doni të keni më llogarinë tuaj ju mund ta fshini atë .


Cfarë është e-maili i nënshkrimit/e-maili special ?

Si anëtar ju do të merrni e-maili javore rreth repertorit tuaj të preferuar si dhe informacione rreth eventeve të ndryshme.E-maili special përdoret për të derguar eksluzivisht filma të veçantë ose ngjarje të veçanta në kinemanë tonë.E njëjta gjë aplikohet edhe me SMS për lajmerimin e fillimt të një filmi të veçantë në kinemanë tonë..


Si mund ta kontrolloj nëse kam fituar në llotari apo një dhuratë të Cineplexx ?

Fituesit do të lajmërohen me anë të e-mailit ose në raste të veçanta edhe me telefon .Çmimet mund të tërhiqen personalisht në kinemanë tonë.

Kur përditësohet lista e filmave ?

Lista e filmave vendoset online midis të martave mbasdite dhe të mërkurave, për të gjithë javen. Që nga ky moment është i mundur aplikimi për rezervimin e biletave online si dhe pranë kinemasë sonë.


Çfarë do të kuptohet me ngjyrimin e biletës në programin online të filmave ?

Nëse titulli i një filmi është ngjyrosur me një ngjyrë të caktuar do të thotë se rezervimi online nuk mund të bëhet për të, pra duhet blerë bileta pranë sportelit


Ku mund ta shoh nëse filmi ka një kod të caktuar etike apo limit moshe ?

Nëse filmi është i përshtashëm për një varietet moshash, ju mund ta kontrolloni duke lexuar përshkrimin e detajuar të filmit. Ju lutem vini re se kushtezimet mbi filmat përcaktohen në bazë të datës së daljes së filmit në treg.

Si mund ta rezervoj një biletë online ?

Rezervimi online i biletës mund të bëhet në disa mënyra .Mënyra më e thjeshtë është nëpërmjet menuse “Bilete e shpejte ” e cila ndodhet në menunë horizontale në faqen kryesore ku mund të zgjidhni lehtësisht filmin e dëshiruar, datën dhe orë dhe do të ridrejtoheni automatikisht tek procesi i rezervimit. Një mënyrë e dytë është te nenuja “KINEMATË” ose “FILMA” .Me anë të filtrave mund të specifikoni zgjidhjen tuaj duke klikuar në ikonen e biletes së kinemase dhe do të ridrejtoheni automatikisht tek procesi i rezervimit. Në procesin e rezervimit është e nevojshme të zgjidhni numrin dhe pozicionin e karriges dhe ta konfirmoni atë.Për të bërë rezervim duhet të jeni te kycur në llogarine tuaj. .


A mund të rezervoj me anë të e-mailit ?

Jo. Rezervimet nuk mund të bëhen me anë të e-mailit sepse e-mailed nuk mund të ridërgohen dhe verifikohen automatikisht në këtë process.Biletat mund te rezervohen online ose me telefon ëe nr e kontaktit të kinemasë..


Si mund të rimbursohet bileta ime ?

Rimbursimi i biletave të blera nuk është i mundur. Vetëm rezervimet e bëra mund të anullohen. Anullimi mund të bëhet pasi jeni kycur në llogarine tuaj në faqen e internetit dhe nën butonin “Biletat e mia te kinemase ” mund te shikoni biletën tuaj dhe të vendosni ta anulloni ose jo atë dhe do të njoftoheni menjëherë me ane te e-mailit për veprimin tuaj.


Si mund të blej bileta kinemaje me një çmim të ulët ?

Uljet për biletat bëhen vetëm tek zyra e bilatave për kategorite e caktuara, studentë ose Klubi Familjarë i filmit duke treguar kartën përkatese për verifikimin e cilësive në fjalë.


Cfarë duhet të bëj nëse rezervimi online nuk punon ?

Në raste të veçanta për shkak të problemeve teknike mund të ketë ndonjë ndërpreje te padëshiruar të shërbimit atëhere ju lutemi ta riprovoni rezervimin online pas 15 minutash.


A eshte numri maksimial i bileteve te rezervuara i limituar në 6 ?

Po.Në këtë mënyre duam të shmangim mundësine e keq përdorimit të rezervimit duke rezervuar të gjithë sallen dhe kështu e kemi limituar mundësine e rezervimit të vëndeve .


Ku mund t’i gjej çmimet e biletave ??

Gjëndet të afishuara në sportelin tonë si dhe në faqen tonë të internetit nën panelin e kinemasë


A është e mundur të kemi ulje cmimi në bazë të gjinisë ?

Po, në kinemane tone çmimi varion nga ditët. Gjatë javes mund të ketë ulje për studentet ose anëtaret e klubit familjar të filmit nëpërmjet kartës specifike.Uljet e çmimeve janë të listuara në listen e çmimeve të kinemasë e cila gjëndet online. Gjithashtu do të ketë mbrëmje për vajzat dhe mbrëmje për djemtë.


Deri në cilën moshë mund të ketë ulje çmimi ?

Me ofertën e Klubit familjar të filmit janë fëmijet deri në moshën 14 të cilët mund të marrin ulje çmimi,për më tepër informacion klikoni në Klubin familjar të filmit në menunë kryesore.


Ku mund të gjejë listën e çmimeve të ushqimit dhe pijeve?

Listën e çmimeve të shërbimeve tona katering mund ta gjeni në faqen tonë në kuadër të informacionit të detajuar të ofruar nga kinemaja, ose direkt në kinema pranë banakut tonë.


Çfarë është Cineplexx Bonus Card dhe Cilat janë përfitimet e mia ?

Me Cineplexx Bonus Card ju do të mund të mblidhni pikë bonus në cdo vizitë tuajën në kinema. Pikët do të mund të shkëmbehen me dhuratat e vendosura në dispozicion në varësi të pikëve të grumbulluara. Me Cineplexx Bonus Card ju mund të bleni bileta dhe produkte nga banaku nëse kryeni rimbushje të saj me 2,500, 5,000 dhe 7,500 Lekë, dhe do të përfitoni ulje në cmimin e biletës, ruatjen e rezervimit tuaj deri në 10 minuta përpara fillimin të filmit dhe shume avantazhe të tjera.


Për sa kohë është e vlefshme karta Cineplexx Bonus Card?

Krediti i hedhur në kartë është i vlefshëm nga dita e mbushjes deri në 18 muajt pasardhës. Pas 18 muajsh, nuk mund të pretendohet më për uljet e lidhura me kartën Cineplexx Bonus Card. Nëse dhe pas 18 muajsh ka ende kredit në kartë, ky kredit nuk do t’i kthehet mbajtësit të kartës, por ai mund të përdoret dhe për 60 muajt e ardhshëm për blerjen e biletave online, por kësaj rradhe pa përfituar ulje në çmim. Pasi ky afat 5-vjeçar të ketë kaluar, krediti i vjetër do të mund të riaktivizohet nëpërmjet rimbushjes së kartës suaj me një minimum prej 2,500 Lekësh. Pikët e grumbulluara nga karta CBC mund të përdoren brenda 18 muajve. Pas këtij afati prej 18 muajsh, këto pikë skadojnë, ndërsa pikët e tjera, të cilat janë brenda afatit prej 18 muajsh, e ruajnë vlefshmërinë dhe mund të përdoren (derisa edhe këto pikë të arrijnë afatin e përdorimit). Krediti apo pikët bonus nuk mund të rimbursohen apo të tërhiqen si para. Për më tepër, ato nuk mund të transferohen në kartën Cineplexx Bonus Card të një përdoruesi tjetër.


Si mund ta marr kartën Cineplexx Bonus Card?

Regjistrohu pa pagesë në faqen tonë të internetit. Më pas ju do të merrni një email me një kod, të cilin duhet ta tregoni në arkën e kinemasë. Punonjësi i arkës do t’ju japë kartën tuaj personale Cineplexx Bonus Card. Nëse tashmë keni një llogari në faqen tonë nuk do t’ju duhet të riregjistroheni. Thjesht shkoni në arkë dhe tërhiqni kartën tuaj Cineplexx Bonus Card duke i komunikuar punonjësit ditëlindjen dhe adresën tuaj të email-it.


Si mund ta mbush kartën Cineplexx Bonus Card?

Ju mund ta mbushin kartën tuaj Cineplexx Bonus Card në arkë me 2,500 Lekë, 5,000 Lekë dhe 7,500 Lekë.


Si mund t'i përdor pikët e mia bonus?

Pikët tuaja bonus mund t’i përdorni direkt në arkë (për bileta falas) ose në banak (për produktet e banakut). Për të parë një pasqyrim të shpërblimeve të ofruara klikoni KËTU! Në aplikacionin tonë ju mund të kontrolloni gjendjen e pikëve tuaja në menunë 'Karta Bonus".


Si mund t'i kontrolloj pikët e mia bonus?

Ju mund t’i kontrolloni pikët tuaja bonus online , ndërkohë që jeni të kyçur. Klikoni mbi emrin tuaj në cepin e djathtë të faqes së internetit për të arritur tek të dhënat personale. Më pas klikoni në butonin “Bonus Card” për të kontrolluar se sa pikë bonus keni grumbulluar. Gjithashtu mund t’i kontrolloni në aplikacionin Cineplexx. Për më tepër, ju mund t’i kontrolloni pikët tuaja bonus në buletinin personal, në biletat tuaja apo në rezervimin tuaj online si dhe në konfirmimin e rezervimit tuaj.


Ku dhe si do ta marr kartën Cineplexx Bonus Card?

Nëse ju do të blini mbi 30 bileta në një vit kalendarik me kartën tuaj Cineplexx Bonus Card, atëherë do të arrini statusin VIP “BLACK” deri në fund të vitit dhe gjithashtu për vitin vijues. Kjo do të thotë se, nëse ju blini 30 bileta kinemaje deri në Gusht, atëherë do të përfitoni kartën Cineplexx Bonus Card Black nga kjo datë deri në fund të vitit dhe gjatë gjithë vitit pasardhës deri në 31.12. Ju do të informoheni mbi përmirësimin e statusit nëpërmjet email-it dhe do të mund të ndërroni kartën tuaj Cineplexx Bonus Card Red me kartën Bonus Card “BLACK” në arkë.


Cilat janë avantazhet që ofron karta Cineplexx Bonus Card?

• Pas arritjes së statusit Black Card juve automatikisht do t'ju kreditohet një biletë në kartën tuaj Bonus Card Black.
• Ju do të përfitoni reduktim të çmimeve prej 10% për produktet e banakut, në qoftë se ju paguani me kartën tuaj Cineplexx Bonus Card Black (krediti duhet të jetë i ngarkuar).
• Si dhuratë për ditëlindje, ju do të merrni një biletë që mund ta përdorni deri në 6 ditë nga ditëlindja.
• Ju mund të zgjidhni edhe të bëni një turne në kinema, së bashku me një mik.
• Ne do t'ju ftojmë herë pas here për evente speciale apo premiera. Informacioni do të dërgohet tek ju me anë të buletinit javor.


Çfarë ndodh në rast humbjeje ose dëmtimi të kartës Cineplexx Bonus Card?

Ju lutemi të na njoftoni për humbjen apo dëmtimin e kartës Cineplexx Bonus Card, direkt në kinema ose nëpërmjet email-it nëbonuscard@cineplexx.al, . Ju lutemi të na vini në dijeni të numrit të kartës suaj Cineplexx Bonus Card. Për këtë arsye, numri i kartës duhet të mbahet veçmas nga karta Bonus Card. Në rast humbjeje të kartës Cineplexx Bonus Card, mbajtësi i kartës do të marrë një kartë të re Cineplexx Bonus Card, kur të paraqesë numrin e kartës dhe identitetin e tij. Karta e re Cineplexx Bonus Card do të mbushet me kreditin aktual dhe pikët bonus të kartës së humbur Cineplexx Bonus Card, duke zbritur koston e shërbimit prej 300 Lekësh. Karta e re Cineplexx Bonus Card do të jetë e vlefshme për aq kohë sa do të kishte qenë e vlefshme dhe karta e humbur.


Cilat janë avantazhet e Klubit familjar të filmit ?

Të gjithë fëmijët nën moshën 14 vjeç mund të bëhen pjesë e këtij grupi dhe të përfitojne çmime të mira për biletat. Për cdo vizite në kinema anëtarëve u ofrohen paketime te vogla kokoshkash falas. Gjithashtu mund të organizoni festa ditëlindjesh apo raste të veçanta pranë kinemasë sonë .Anëtarëve të klubit familjar të filmit do t’u çohen e-maile rreth filmave për fëmijë. Informacione të mëtejshme mund ti gjeni nën Klubi familjar i filmit>


Si mund të behëm pjesë e Klubit familjar të filmit ?

Menjëherë online në faqen tonë të internetit, nën panelin Klubi familjar të filmit ose me anë të një formulari që do ta gjeni pranë biletarive .


Si mund të festoj një ditëlindje në kinema?

Paketa jone e ditelindjes përfshin një listë të gjërë filmash dhe mund të rezervohet për një periudhë 7 dite para dhe pas ditelindjes. Personi që ka ditëlindjen merr biletë falas ndërsa për më shumë informacion rreth çmimeve drejtohuni në panelin e Klubit Familjar të Filmit.


Cili është orari i punës në Cineplexx?

Hapja varion nga fillimi i filmit të parë ,zakonisht gjatë javes rreth orës 15:00 kurse në fundjave në orën 10:00 .Bileteria hapet 15 minuta para filmit të parë .


A mund të paguajmë me kartë krediti ?

Pagesa me kartë krediti është e mundur .


Kë duhet të kontaktoj nëse më humbet një send në kinema ?

Ju lutem kontaktoni ç’do punonjës të kinemase ,ose jashte orarit të punes kontaktoni në adresën e email kinema@cineplexx.al .

Kë mund të kontaktoj në qoftë se unë dua të punoj në kinema? Të gjitha punët në dispozicion në kinemanë tonë mund t'i gjeni nën menunë "Punësim" . Ju mund të merrni direkt në telefon shefin e kinemasë numri i të cilit mund të gjendet nën informacionin e detajuar në lidhje me kinemanë.