4 Klikime për te bileta.
Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë
MbyllNjë ish-lojtari fenomenal basketbolli, në luftë të vazhdushme me alkoolizimin, i ofrohet një punë si trajner në shkollën ku ai ka studiuar. Teksa ekipi fillon të fitojë, atij i duhet të luftojë me demonët e tij të vjetër.
Pasi zbulon një iriq të vogël e të shpejtë blu, një oficer policie në një qytet të vogël duhet ta ndihmojë atë për të mundur gjeniun e ligë që kërkon të eksperimentojë mbi iriqin.
Dy shoqe me ideale shumë të ndryshme themelojnë së bashku një kompani bukurie. Njëra prej tyre është më praktike, ndërsa tjetra kërkon të sigurojë pasurinë e jetës dhe të ketë një stil luksoz jetese.
Një djalë me ambicie të mëdha për jetën, shpreson që së shpejti do të vendoset në pozicionin që meriton në kompaninë ku ai punon, por cuditërisht ndodh e kundërta. Djali e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar kurrë, në një qytet verior, në Tropojë (në qytetin e Marko Hoxhës në filmin “Taken”), ku duket se shpresa ka vdekur bashkë me botën në mendjen e tij.
Pas ndarjes nga Joker, Harley Quinn bashkohet me superheroinat Black Canary, Huntress dhe Renee Montoya për të shpëtuar një vajzë të re nga një kriminel i ligë.
Marcus Burnett tashmë është një inspektor policie ndërsa Mike Lowery po përjeton krizën e moshës se mesme. Ata ribashkohen kur një mercenar shqiptar, vëllai i të cilit është vrarë, u premton një shpërblim të rëndësishëm.
Dy të rinjve britanikë u jepet një mision i pamundur gjatë Luftës së Parë Botërore: të shpërndajnë në territorin e armikut një mesazh që do të ndalojë 1,600 njerëz nga të rënit në një kurth vdekjeprurës.
Një grup grash dalin kundër drejtuesit të Fox News, Roger Alies dhe atmosferës toksike që ai kishte krijuar.
Të mbijetuarit nga "Resistanca" përballen dhe një herë me "Rendin e parë" në kapitullin e fundit të sagës së Skywalker.
Një grup shokësh rikthehen në Jumanji për të shpëtuar njërin prej tyre, por zbulojnë se gjërat nuk janë ashtu siç i prisnin. Lojtarët duhet të përballen me sfida te panjohura, prej shkretëtirave të thata deri tek malet me dëborë, në mënyrë që të shpëtojnë prej lojës më të rrezikshme në botë.
Kate është një vajzë e re e cila shpesh merr vendime të gabuara. I fundit? Pranimi i punës si elfi i Babagjyshit në një dyqan. Megjithatë, atje ajo takohet me Tomin. Jeta e Kate merr një kthesë të re, por asaj gjërat i duken shumë të bukura për të qenë të vërteta.
Anna, Elsa, Kristoff dhe Olaf do të shkojnë thellë në pyll për të mësuar të vërtetën e misterit të lashtë të mbretërisë së tyre.
Vite pas përfundimit të ngjarjeve në "The Shining", tashmë i rritur, Dan Torrance takon një vajzë të re me fuqi të ngjashme me të tijat dhe përpiqet ta mbrojë atë nga një kult i njohur si Nyja e Vërtetë, që ndjek fëmijët me superfuqi, për të mbetur të pavdekshëm.
Sarah Connor dhe Grace, e modifikuar si robot duhet të mbrojnë një vajzë të re nga një Terminator i lëngshëm i modifikuar, nga e ardhmja.
Marrëdhënia e ndërlikuar mes Maleficent dhe Aurorës vazhdon teksa ato përballen me kërcënime të reja të tokës magjike të Moors.
Një vrasës me pagesë, më i miri në kohën e vet, do të përballet me klonin e tij në moshë të re.
Historia e origjinës së keqbërësit ikonik, siç nuk është treguar kurrë më parë në ekranin e madh të kinemasë. Një studim mbi karakterin e zymtë të Arthur Fleck, një personi të papërfillur nga shoqëria dhe një histori paralajmëruese.
Rambo duhet të përballet me të shkuarën e tij dhe të tregojë aftësitë e tij të pamëshirshme të luftimit për të marrë hak në një mision të fundit.
Një austronaut udhëton në skajet e jatshme të sistemit diellor në kërkim të babait të tij dhe zbulon një mister që kërcënon planetin tonë. Ai zbulon sekrete që sfidojnë natyrën njerëzore dhe vendin tonë në kozmos.
Frymëzuar nga artikulli viral në New York Magazine, Hustlers flet për një grup ish striptistesh, të cilat bashkohen në dëm të klientëve të tyre nga Wall Street.
Njëzet e shtatë vite pas takimit të tyre të parë me të tmerrshmin Pennywise, pjesëtarët e Klubit të Dështakëve, tashmë të rritur dhe të shpërngulur do të rikthehen nga një telefonatë shkatërruese.
Agjenti i Shërbimeve Sekrete Mike Banning kërkohet për vrasjen e mbetur në tentativë të Presidentit dhe i duhet t'i shmanget FBI-së, teksa përpiqet të zbulojë kërcënimin e vërtetë.
Dora, një eksploruese adoleshente drejton shokët e saj drejt një aventure për të shpëtuar prindërit e saj dhe për të zgjidhur misterin që fshihet pas një qyteti prej ari të humbur.
Një aktor i venitur televizioni dhe dubluesi i tij përpiqen të arrijnë famë dhe sukses në industrinë e filmit përgjatë viteve të fundit të Periudhës së Artë të Hollivudit në vitin 1969, në Los Angeles.
Zogjtë që nuk mund të fluturojnë dhe derrkucët jeshilë e çojnë konfliktin mes tyre në një tjetër nivel.
Luke Hobbs dhe Deckard Shaw do të krijojnë një aleancë të pagjasë kur një keqbërës i përmirësuar gjenetikisht kërcënon të ardhmen e njerëzimit.
Pas vrasjes së të atit, një luan i ri princ që lë mbretërinë e tij, do të mësojë kuptimin e përgjegjësive dhe trimërisë.
Një vajze e re, teksa përpiqet të shpëtojë të atin gjatë një uragani të kategorisë 5, e gjen veten të bllokuar në një shtëpi të përmbytur dhe i duhet të luftojë kundër aligatorëve për jetën e saj.
Peter Parker dhe miqtë e tij nisen në një udhëtim veror në Europë, ku Peter e gjen veten duke u përpjekur të luftojë një armik të ri, Mysterion, i cili siç ka emrin, nuk është ashtu siç duket.
Teksa kujdesen për vajzën e Ed dhe Lorraine Warren, një adoleshente dhe shoqja e saj padashur zgjojnë një shpirt të ligë të ngecur brenda një kukulle.
Kur një lodër e re e quajtur "Forky" i bashkohet Woody-t dhe grupit, një udhëtim me miqtë e rinj dhe të vjetër do të shpalosë se sa e madhe mund të jetë bota për një lodër.
"The Men in Black" e kanë mbrojtur gjithmonë Tokën nga llumi i universit. Në këtë aventurë të re, ata do të përballen me kërcënimin më të madh deri më sot: një agjente e re në organizatën Men in Black.
Anne Hathaway dhe Rebel Wilson vijnë në rolin e dy artisteve mashtruese, të cilat bashkohen për të mposhtur meshkujt që kanë gabuar me to.
Po sikur një fëmijë nga një botë tjetër, që përplaset në planetin Tokë, në vend që të bëhet një hero për njerëzimin, tregon se është dicka shumë më e ligë?
Në një botë ku njerëzit i grumbullojnë Pokemonët për beteja, një djalë takon një Pikachu inteligjent që flet, i cili kërkon të bëhet dedektiv.
Doktori Louis Creed dhe bashkëshortja e tij, Rachel, zhvendosen nga Boston në një zonë rurale në Maine, së bashku me dy fëmijët e e tyre. Çifti shumë shpejt zbulon një varrezë misterioze të fshehur thellë në pyll, pranë shtëpisë së tyre të re.
Kur Fred Flarsky ribashkohet me fiksimin e tij të parë, një prej femrave më influencuese në botë, Charlotte Field, ai e magjeps atë. Teksa ajo përgatitet për të konkuruar për Presidente, Charlotte punëson Fredin si shkruesin e fjalimeve të saj dhe këtu nisin debatet mes tyre.
Pas ndodhive shkretuese në "Avengers: Infinity War", universi është shkatërruar. Me ndihmën e aleatëve të mbetur, Avengers bashkohen dhe një herë për të zhbërë veprimet e Thanos dhe për të rivendosur rendin në univers.
Një vajzë bie në dashuri me një djalosh që mbart një sekret të errët. Së bashku nisin në një marrëdhënie të ngatërruar.
Historia e një çifti që mundohet të realizojë një muaj mjalti në Karaibe, por një gabim në blerjen e biletave i bën ata që të enden rrugëve të jugut të Shqipërisë duke përjetuar peripeci nga më të ndryshmet.
Carol Danvers bëhet një ndër heroinat më të fuqishme të universit kur Toka gjendet në mes të një lufte galaktike midis dy racave aliene.
Një shkencëtar fiksohet me idenë e rikthimit në jetë të pjesëtarëve të tij të familjes, të cilët kanë humbur jetën në një aksident.
Willowdean ('Dumplin'), vajza mbipeshë e ish-mbretëreshës së bukurisë, regjistrohet në shenjë proteste në konkursin e bukurisë që e ëma organizon, por gjithçka përshkallëzohet kur të tjera vajza mbipeshë marrin pjesë, duke bërë kështu revolucion në qytetin e vogël në Texas.
Një shofer i një makine borë pastruese kërkon hakmarrje ndaj shpërndarësve të drogës, që ai mendon se i kanë vrarë të birin. Bazuar në filmin norvegjez të vitit 2014, "In Order of Disappearance".
Një histori për rrugëtimin e një vajze të re për të zbuluar të vërtetën se kush është dhe luftën e saj për të ndryshuar botën.
Gjashtë të panjohur e gjejnë veten në rrethana që janë jashtë kontrollit të tyre dhe duhet të tregohen të mprehtë për të mbijetuar.
Roja i sigurimit David Duun përdor aftësitë e tij të mbinatyrshme për të gjurmuar Kevin Wendell Crumb, një person me 24 personalitete.
Laura, një grua spanjolle që jeton në Buenos Aires rikthehet në qytetin e saj të lindjes bashkë me dy fëmijët e saj, për dasmën e të motrës. Mirëpo, udhëtimi prishet nga ngjarje të papritura që do të nxjerrin në dritë sekrete.
Një vështrim komik mbi marrëdhënien midis një burri të pasur tetraplegjik dhe një të papuni me një të shkuar kriminale, tashmë të punësuar për ta ndihmuar atë.
Dekada pas vizitës së saj të parë, dadoja magjike rikthehet për të ndihmuar të afërmit e Banks dhe fëmijët e Michael, për të kaluar situatën e vështirë në të cilën ndodhen.
I dënuar gabimisht për vrasje, Henri Charriere krijon një marrëdhënie të pazakontë me shokun e tij të burgut dhe me falsifikuesin e dënuar Louis Dega, në një përpjekje për të shpëtuar nga kolonia penale famëkeqe në Ishullin e Djallit.
Një punonjëse e një dyqani kutish të mëdha rikrijon historinë e jetës së saj dhe u tregon njerëzve të Madison Avenue se çfarë janë të aftë të bëjnë "të zgjuarit e rrugës".
Spider-Man kapërcen të gjitha dimensionet paralele dhe bashkohet me Spider-Men-ët e këtyre dimensioneve për të ndaluar një kërcënim që i kanoset të gjithëve.
Një vajze e re misterioze e quajtur Hester Shaw bashkon forcat me Anna Fang, një të dëbuar të rrezikshme dhe me Tom Natsworthy, një tjetër të dëbuar nga Londra, për udhëhequr një kryengritje kundër qytetit gjigand grabitqar.
Një kronikë e viteve që çuan në paraqitjen legjendare të bandës së rokut Queen në koncertin Live Aid (1985).
Një grup ngatërrestarësh detyrohen të ndjekin shkollën e natës me shpresën për të kaluar provimin përfundimtar të maturës.
Laurie Strode do të ketë përballjen e saj finale me Michael Myers, figurën e maskuar që e ka përndjekur atë qëkur ajo mezi i shpëtoi në natën e Halloween, katër dekada më parë.
Kur Eddie Brock merr fuqitë e një krijese simbiotike, ai duhet të clirojë alter egon "Venom" për të shpëtuar jetën e tij.
Një Yeti është i bindur se krijesat e pa para më parë, të njohura si “njerëz” ekzitojnë vërtetë.
Kur një djalë i ri shkakton aksidentalisht rikthimin e gjuetarëve më vdekjeprurës të universit në Tokë, vetëm një ekuipazh i ish-ushtarëve dhe një profesor i pakënaqur shkencor mund të parandalojnë fundin e racës njerëzore.
Një prift me një të kaluar të komplikuar dhe një murgeshë në prag të premtimeve të saj të fundit dërgohen nga Vatikani për të hetuar vdekjen e një murgeshë të re në Rumani dhe për t'u përballur me një forcë të ligë në formën e një murgeshë djallëzore.
Të burgosur nga një botë të rriturish që tashmë i frikësohet gjithkujt nën 18 vjeç, një grup adoleshentësh formojnë një grup rezistence për të kundërluftuar dhe për të rimarrë në dorë kontrollin e të ardhmes së tyre.
"Slender Man" tregon historinë e një figure të tmerrshme të gjatë, të hollë, me krahë anormalisht të gjatë dhe një fytyrë të shformuar, i cili supozohet të jetë përgjegjës për ndjekjen dhe zhdukjen e pafund fëmijëve dhe adoleshentëve.
Robert McCall vendos drejtësi për të shfrytëzuarit dhe të shtypurit, por sa larg do të shkojë ai kur bëhet fjalë për dikë që do?
Audrey dhe Morgan janë dy shoqe të ngushta, të cilat përfshihen padashur në një komplot ndërkombëtar kur njëra prej tyre zbulon se i dashuri që e la është në fakt një spiun.
Në prag të daljes në pension një grua snobe e shtresës së mesme, zbulon se burri i saj e ka tradhtuar me mikeshën e saj më të mirë dhe detyrohet të zhvendoset me motrën e saj boheme.
Ethan Hunt dhe ekipi i tij, bashkë me disa aleatë të njohur, sfidojnë kohën pas një misioni të shkuar keq.
Në këtë vazhdim të filmit "Mamma Mia!", Sophie mëson rreth të shkuarës të së ëmës, kur ishte shtatzënë me të.
Dita e Kinemasë çdo të hënë në Cineplexx. Ndiqni filmat tuaj të preferuar me çmime speciale!
Te Eventet