Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG


Rrjeti i Kinemave Cineplexx

Historiku dhe informacione rreth nesh.


Kinemaja Cineplexx me sistemet më modern mundëson cilësi jashtzakonisht të lartë të zërit dhe imazhit si dhe teknologjinë 3D në kinemanë tonë në Tiranë.

Grupi Austriak i kinematografik „Cineplexx“ ka mbi katër dekada përvojë në botën e kinemasë. Constantin Film-Holding është themeluar në vitin 1951, në Austri si një kompani për shpërndarjen e filmave. Në fund të viteve 60 krijoi bazat për zhvillimin e industrisë së kinematografisë në Austri. Deri në 1990 Constantin Film-Holding kishte hapur mbi 25 kinema tradicional. Viti 1993 ishte një goditje për botën e kinematografisë Austriake si rezultat i futjes në treg të metodës se Multiplex në industrinë e kinemasë.

.Kështu u krijua Cineplexx, pjesë e grupit Constantin-Film Holding duke reaguar ndaj këtyre ndryshimeve dhe duke krijuar rreth 20 kinema me mbi 157 ekrane. Pjesë e tyre janë dhe kinematë tradicionale me rreth 16 ekrane. Cineplexx International u krijua në 2009 kur kompania e zgjeroi rrjetin e kinemasë jashtë kufijëve të Austrisë.

Kinemaja e parë jashtë kufijve u hap në Bolzano, Tyrol i jugut në Itali. Më pas gjatë 2011 dhe 2012 u hap një numër shumë i madh i kinemave në Serbi, Mal i zi, Kroaci, Maqedoni dhe Slloveni. Në hapjen e madhe në qëndrën tregtar Delta City në Beograd më 8 dhjetor 2011 u shfaq një film i regjizorit Bojan Vuletic „Një guid praktike e Beogradit duke qarë dhe kënduar“ i cili është një film kulturor dhe zbavitës rreth jetës ne Beograd, kjo si pjesë e programit kulturor të Cineplexx-it. Vitin tjetër u hap kinemaja tjetër në zemër te Kragujevecit ku më 20 mars u shfaq filmi i parë në qëndrën e saj tregëtare Plaza. Më pas Zagrebi e mori kinemanë në zemër të saj duke hedhur themele për ekspansione të tjera në Kroaci. Ekspansioni tjetër i Cineplexx ishte në maj të 2013 ku u hapën pesë kinema multiplex në Slloveni. Më 12 dhjetor të 2013 Cineplexx bëri hapjen e saj të madhe në Shqipëri duke e çuar numrin e kinemave jashtë saj rreth 114 ekrane.

Cineplexx sot.


Sot Cineplexx numëron rreth 50 qëndra multiplexx (me më shumë se 1 sallë) në Austri, Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Greqi, Itali dhe Rumani, me rreth 288 salla dhe 64.000 vënde. Sipas rezultateve të 2013 Cineplexx ka të punësuar rreth 1100 punëtor me një xhiro me rreth 115 milion euro dhe duke mirëpritur rreth 10.5 milion vizitor.
Sipas të dhënave të 2013.