Sezoni i Metropolitan Opera, 2017/2018

Rikthehet për herë të pestë në ekranin e madh Metropolitan Opera pas suksesit të katër sezoneve të mëparshme në Cineplexx Albania.

Çmimi për një Biletë 1400 LEK.
Në qoftë se dëshironi të blini më shumë se 4 bileta do të përfitoni ulje çmimi.

Norma (Opera), NY MET, 2017

Sezoni hapet me prodhimin e ri, tragjedinë lirike të Bellini, Norma. Sondra Radvanovsky mban rolin kryesor, të cilin e ka kënduar e është brohoritur në MET 2013, e gjithashtu në Operan në San Francisco, në Operan Lirike të Chicago-s, në Operan e Shtetit Bavarez e të tjerë - duke e bërë atë një nga interpretueset udhëheqëse të këtij karakteri. Joyce DiDonato interpreton si kolegu dhe rivali i Norma, Adalgisa, përballë Joseph Calleja në rolin e Pollione dhe Matthew Rose në rolin e Oroveso. Nën dirigjimin e Carlo Rizzi dhe drejtimin e Sir David McVicar.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Programi do të bëhet publik së shpejti

Norma (Opera), NY MET, 2017

Flauti Magjik (Opera), NY MET, 2017

Drejtori Muzikor i MET, James Levine drejton fituesen e çmimit Tony, Julie Taymor në vënien në skenë të kryeveprës së Mozart, Flauti Magjik. Golds Schultz performon në MET në rolin e Pamina, me Kathryn Lewek në rolin e Mbretëreshës së Natës, Charles Castronovo në rolin e princit Tamino të përrallës, Markus Werba në rolin e kapësi të zogjve Papageno, Christian Van Horn në rolin e Sprecher dhe René Pape në rolin e Sarastro. Shfaqja gjatë pushimeve e Flautit Magjik, versionit të shkurtuar të kënduar në anglisht për familjet, ishte performanca e parë e transmetuar drejtpërdrejt në teknologjinë HD. Kjo do të jetë hera e parë që opera e plotë gjermane do të shihet në seri.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Programi do të bëhet publik së shpejti

Flauti Magjik (Opera), NY MET, 2017

Engjëlli shfarosës (Opera), NY MET, 2017

Engjëlli shfarosës do të ketë premierën e tij MET në këtë sezon, drejtuar nga kompozitori Thomas Adès. Opera e vitit 2016, bashkë-prodhuar me MET dhe kënduar në anglisht është e bazuar në skenarin e Luis Buñuel dhe Luis Alcoriza të filmit të mirëpritur te vitit 1962, të Buñuel. Drejtuar nga tekstshkruesi Tom Cairns, kasta përfshin Audrey Luna në rolin e Leticia Maynar, Amanda Echalaz në rolin e Lucia de Nobile, Sally Matthews në rolin e Silvia de Ávila, Sophie Bevan në rolin e Beatriz, Alice Coote në rolin e Leonora Palma, Christine Rice në rolin e Blanca Delgado, Iestyn Davies në rolin e Francisco de Ávila, Joseph Kaiser në rolin e Edundo de Nobile e të tjerë. Engjëlli shfarosës është një bashkë-prodhim me Shtëpinë Mbretërore të Operas, Kopshtin Covent, Teatrin Mbretëror Danez dhe Festivalin e Salzburgut, ku u mbajt premiera në vitin 2016.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Programi do të bëhet publik së shpejti

Engjëlli shfarosës (Opera), NY MET, 2017

Tosca (Opera), NY MET, 2018

Andris Nelson dirigjon një rivenie në skenë të tragjedisë dramatike të Puccini-t, drejtuar nga Sir David McVicar. Kristine Opolais dhe Jonas Kaufmann performojnë në rolin e heroinës Tosca dhe të dashurit të saj Cavaradossi, bashkë me Bryn Terfel në rolin e kopukut Scarpia.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):
Tosca (Opera), NY MET, 2018

L'elisir d'amore (Opera), NY MET, 2018

L’elisir d’amore është perla komike e Donizetti e vënë në skenë nga Bartlett Sher dhe dirigjuar nga Domingo Hindoyan, me Pretty Yende në rolin e të gjallës Adina, me Matthew Polenzani në rolin e Nemorino, fshatarit të thjeshtë që bie në dashuri me të. Davide Luciano debuton në MET në rolin e të fejuarit arrogant të Adinas, Belcore, ndërsa Ildebrando D’Arcangelo këndon rolin e shpërndarësit magjik të ilaçeve, Doktor Dulcamara.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):
L'elisir d'amore (Opera), NY MET, 2018

La Bohème (Opera), NY MET, 2018

Një kastë e re emocionuese performon në prodhimin klasik të Franco Zeffirelli-La Bohème-operas më të vënë në skenë në historinë e MET. Sonya Yoncheva performon në rolin e Mimi, përballë Michael Fabiano në rolin e shkrimtarit pasionant Rodolfo. Susanna Philips përsërit rolin e flirtueses Musetta dhe Lucas Meachem këndon në rolin e të dashurit të saj, piktorit Marcello. Kasta përfshin gjithashtu Alexey Lavrov dhe Matthew Rose në rolin e miqve të Rodolfo dhe Marcello, Schaunard dhe Colline. Gjithashtu, Paul Plishka performon në rolin e Benoit dhe Alcindoro, drejtuar nga Marco Armiliato.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):
La Bohème (Opera), NY MET, 2018

Semiramide (Opera), NY MET, 2018

Angela Meade debuton në MET në rolin kryesor të Semiramide. Opera e Rossini-t, e cila nuk është luajtur në MET prej 25 vitesh, do të dirigjohet nga Maurizio Benini, së bashku me Elizabeth DeSgong në rolin e Komandantes së Ushtrisë Asiriane Arsace, Javier Camarena në rolin e mbretit indian Idreno, Ildar Abdrazakov në rolin e princit Assur dhe Ryan Speedo Green në rolin e kryepriftit Oroe.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):
Semiramide (Opera), NY MET, 2018

Così fan tutte (Opera), NY MET, 2018

Phelim McDermott rikthehet në MET duke vënë në skenë komedinë Così fan tutte të Mozart, drejtuar nga David Robertson. Me ngjarjet që zhvillohen në vitin 1950 në ishullin Coney, kasta përfshin Amanda Majeski në rolin e të konfliktuarës Fiordiligi, Serena Malfi në rolin e të motrës Dorabella, fituesen e çmimit Tony, Kelli O’Hara në rolin e shërbëtores së shkëlqyer Despina, Ben Bliss dhe Adam Plachetka në rolin e të fejuarit të së motrës, Ferrando e Guglielmo dhe Christopher Maltman në rolin e cinikut Don Alfonso. Così fan tutte është një bashkë-prodhim me Operan Kombetare Angleze.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):
Così fan tutte (Opera), NY MET, 2018

Luisa Miller (Opera), NY MET, 2018

Drejtori Muzikor i MET, James Levine dirigjon një rivënie në skenë të Luisa Miller, e cila nuk është parë në MET që në vitin 2006. Me Sonya Yoncheva në rolin e fshatares Luisa përballë Piotr Beczala në rolin e Rodolfos në tragjedinë e Verdi-t rreth një vajze të re e cila sakrifikon lumturinë e saj në përpjekje për të shpëtuar jetën e të atit. Kasta gjithashtu përfshin Plácido Domingo në rolin e babait të Luisa, Olesya Petrova në rolin e Federica, Alexander Vinogradov në debutimin e tij në MET dhe Dmitry Belosselskiy përkatësisht në rolin e Walter dhe Wurm, të pamëshirshmit të vendosur për të përçarë Luisen dhe Rodolfon.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):
Luisa Miller (Opera), NY MET, 2018

Hirushja (Opera), NY MET, 2018

Hirushja, opera magjepsëse e Massenet do të ketë premierën e saj në MET, dirigjuar nga Bertrand de Billy dhe drejtuar nga Laurent Pelly. Joyce DiDonato shton një tjetër rol në repertorin e saj në MET, në një rol të kënduar e duartrokitur në Gran Teatre del Liceu, Operan Santa Fe dhe Royal Opera, Covent Garden. Kasta gjithashtu përfshin Alice Coote në rolin e Princit Sharmant, Stephanie Blythe në rolin e njerkës së ligë Madame de la Haltière, Kathleen Kim në rolin e Fée dhe Laurent Naouri në rolin e Pandolfe. Hirushja është prodhuar në bashkëpunim me Royal Opera House, Convent Garden, London, Gran Teatre del Liceu, Barcelonë, Théâtre Royal de La Monnaie, Bruksel dhe Opéra de Lille. Performuar për herë të parë në Operan Santa Fe.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):
Hirushja (Opera), NY MET, 2018