Sezoni i Metropolitan Opera, 2016/2017

Rikthehet për herë të katërt në ekranin e madh Metropolitan Opera pas suksesit të sezonit të parë, të dytë dhe të tretë në Cineplexx Albania.

Çmimi për një Biletë 1400 LEK.
Në qoftë se dëshironi të blini më shumë se 4 bileta do të përfitoni ulje çmimi.

Eugjen Onjegin

Përshtatja qe Tchaikovsky i ka bërë romanit në vargje të përjetshëm të Pushkinit, paraqitet në skenën e MET në prodhimin e Deborah Warner, me pjesëmarrjen e Anna Netrebko dhe Dmitri Hvorostovsky si e dashuruara Tatiana dhe Onjegini aristokrat. Alexey Dolgov në rolin e Lenski dhe dirigjon Robin Ticciati.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Programi do të bëhet publik së shpejti

Eugjen Onjegin

Tristan dhe Izolda

Opera Tristani dhe Izolda do të hapë sezonin e MET Operas live në HD, në një prodhim të ri nga Mariusz Treliński. Kjo Opera do të luhet nga kasta e të shquarve Wagnerians: Nina Stemme në rolin e Izoldës, Stuart Skelton në rolin e Tristan, Ekaterina Gubanova në rolin e Brangäne, dhe René Pape në rolin e Mbretit Marke. Opera do të jetë nën dirigjimin e Mjeshtrit Simon Rattle, në një nga shfaqjet e rralla të tij në MET Opera.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Programi do të bëhet publik së shpejti

Tristan dhe Izolda

Don Giovanni

Baritoni karizmatik Simon Keenlyside do të luajë rolin e kopukut të fundit të operas, i cili refuzon të pendohet dhe dërgohet i gjallë në ferr. Kori i të mrekullueshmëve, këngëtarëve Mozartean përfshin Hibla Gerzmava, Malin Byström, Rolando Villazón dhe Kwangchul Youn. Dirigjenti kryesor, Fabio Luisi qëndron në podium.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Programi do të bëhet publik së shpejti

Don Giovanni

Dashuria nga larg

Autorizuar nga Festivali Salzburg, ku u pa për herë të parë në vitin 2000, opera e Kaija Saariaho më në fund depërton dhe ka premierën e saj në Operan Metropolitane, në një prodhim të ri verbues nga Robert Lepage, duke shfaqur shirita dritëzash LED, të cilat zgjaten përgjatë gjatësisë së skenës dhe mbi vendin ku performon orkestra. Eric Owens është kalorësi në kërkim të dashurisë ndërsa Susanna Phillips është e dashura e tij, e cila ndodhet në anën tjetër të detit. Performon dirigjentia Susanna Mälkki.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Programi do të bëhet publik së shpejti

Dashuria nga larg

Nabucco

Legjendari Plácido Domingo vjen në një tjetër rol baritor në MET, nën skeptrin e bashkëpunëtorit të tij të vjetër James Levine. Liudmyla Monastyrska vjen në rolin e Abigaille, femrës luftëtare të vendosur për të udhëhequr mbretëritë, ndërsa Jamie Barton vjen në rolin e heroikes Fenena. Dmitri Belosselskiy do të jetë zëri buçues i hebrenjve të shtypur.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Programi do të bëhet publik së shpejti

Nabucco

Romeo dhe Zhuljeta

Kur Diana Damrau dhe Vittorio Grigolo performuan përballë njëri-tjetrit në vitin 2015, në MET Opera, tek Manon, në New York Times thuhej “temperaturat arrijnë në ato të vlimit sa herë që Damrau dhe Grigolo janë së bashku në skenë.” Tani ata kthehen si të dashurit klasikë të operas, në përshtatjen e zbukuruar që Gounod i ka bërë veprës Sheksperiane. Prodhimi i ri i Barlett Sher ka patur tashmë mjaft brohoritje për përshtatjen e mjedisit të shekullit të 18të dhe kostumografinë mahnitëse, përgjatë vënies në skenë në Salzburg dhe La Scala. Gianandrea Noseda dirigjon veprën.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Programi do të bëhet publik së shpejti

Romeo dhe Zhuljeta

Rusalka

Kristine Opolais luan rolin që ndihmoi në lançimin e karrierës së saj ndërkombëtare, mitiken Rusalka, e cila këndon “Song to the Moon.” Regjisoria Mary Zimmerman sjell imagjinatën e saj të mahnitshme teatrale në përrallën e Dvořák të dashurisë, mohimit dhe shpengimit. Brandon Jovanovich, Jamie Barton, Katarina Dalayman dhe Eric Owens kompletojnë kastën e aktorëve, dirigjuar nga Mark Elder.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Programi do të bëhet publik së shpejti

Rusalka

La Traviata

Sonya Yoncheva këndon një nga heroinat më të dashura të operas, kurtizanen tragjike Violetta, rolin ku ajo triumfoi në skenën e MET në vitin 2015, përkrah Michael Fabiano, si e dashura e tij, Alfredos dhe Thomas Hampson në rolin e të atit, Germont. Dirigjon Nicola Luisotti.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Programi do të bëhet publik së shpejti

La Traviata

Idomeneo, Mbreti i Kretës

Kryevepra e parë operistike e Mozartit rikthehet në MET në prodhimin klasik të Jean-Pierre Ponnelle, të dirigjuar nga James Levine. Kasta sublime përfshin Matthew Polenzani si mbretin që thyen zotimin; mezzo-sopranoja Alice Coote në rolin mashkullor të djalit të tij fisnik Idamante; soprano Nadine Sierra në rolin e Ilia dhe soprania Elza van den Heever në rolin e të paqëndrueshmes Elektra, e cila dashuron Idamanten në kufi të çmendurisë.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):
Idomeneo, Mbreti i Kretës

Kalorësi i Trëndafilit

Vjen kasta e ëndërrave e përberë nga Renée Fleming në rolin e Marschallin dhe Elīna Garanča në rolin e yllit Oktavian, në operan më të madhe të Strauss. Në prodhimin e tij të ri, Robert Carsen e vendos aksionin në fundin e Mbretërisë Habsburg, duke nënvizuar rëndësinë klasike të operas dhe konfliktin kundër sfondit të praruar dhe të trëndafiltë në një skenë ku gjithashtu performon Günther Groissböck në rolin e Baronit Ochs. Sebastian Weigle dirigjon veprën.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Programi do të bëhet publik së shpejti

Kalorësi i Trëndafilit