Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG

Jurassic World në Cineplexx

11.06.2015
Jurassic World është një film aksion, aventurë amerikan i 2015-ës drejtuar nga Colin Trevorrow. Ky është filmi i katërt në serinë e filmave të Jurassic Park. Skenari është bashkëshkruar nga Rick Jaffa, Amanda Silver, Derek Connolly, dhe Trevorrow. Yjet që marrin pjesë në film janë: Chris Pratt, Bryce Dallas Howard, Vincent D'Onofrio, Ty Simpkins, Nick Robinson, Omar Sy, B.D. Wong, dhe Irrfan Khan. Wong është i vetmi aktor nga filmat e mëparshëm në Jurassic World.

Premiera botërore e filmit në Cineplexx Albania do të jetë në 11 qershor në teknologjinë dixhital 2D dhe Real D 3D.

PËRMBAJTJA:
Njëzet e dy vjet pas ngjarjeve të Jurassic Park (1993), ishulli Nublar tani përmban një park dinosaurësh plotësisht funksional, Jurassic World, i parashikuar fillimisht nga John Hammond. Pas 10 vitesh funksion dhe normat e vizitorëve në rënie, u krijua një atraksion i ri për të rizgjuar interesin e vizitorëve në një mënyrë të tmerrshme.

Dita e Kinemasë

Dita e Kinemasë çdo të hënë në Cineplexx. Ndiqni filmat tuaj të preferuar me çmime speciale!

Te Eventet