Filmi juaj i preferuar

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Filmi juaj i preferuar

  • Cineplexx QTU
  • Cineplexx TEG

Fifty Shades of Grey thyen rekorde në Box Office

16.02.2015
Të gjithë ishin shumë kuriozë për të parë adaptimin në ekranin e madh të fenomenit "Fifty Shades of Grey" këtë fundjavë. Drama erotike pati fitime marramendëse në fundjavën e debutimit, duke mbledhur 81.7 milion dollarë nga shfaqja në 3646 kinema në Amerikë, vetëm në 3 ditët e para, thanë përfaqesuesit e Universal Pictures.

Filmi, i cili u prodhua për një shumë modeste (40 milion dollarë), realizoi ëndrrat e studios së prodhimit. "Dëshirat tona më të thella u realizuan. Në këtë moment flas për gjithë studion kur them se po festojmë", tha Nick Carpou, drejtori i shpërndarjes në Universal Pictures. Sipas Carpou, në SHBA, 68% e audiencës i përkiste gjinisë femërore.

Në shkallë ndërkombëtare, adaptimi i librit të autores E.L. James nga regjisorja Sam Taylor-Johnson fitoi 158 milion dollarë nga shfaqja në 9637 kinema, në 58 shtete.

Në vend të dytë, me shumë më pak fitime, renditet filmi "Kingsman: The Secret Service", ku shohim Colin Firth në rolin e tij të parë aksion. Filmi i animuar për femijë "The Spongebob movie: Sponge Out of Water" renditet në vend të tretë, ndërsa "American Sniper", tashmë në javën e pestë të shfaqjes në kinema, renditet në vend të katërt.

PËRMBAJTJA:

"Pesëdhjetë Hijet e Greit" sjell ne ekranin e madh librin bestseller që është bërë një fenomen global. Në momentin që u publikua për herë të parë, trilogjia "Pesëdhjetë Hijet" është përkthyer në 51 gjuhë në mbarë botën dhe është shitur në shumë se 100 milionë kopje duke e bërë atë një ndër librat më shpejt të shitur në histori. Në rolet e Christian Grey dhe Anastasia Steele, të cilët janë portreti i miliona lexuesve, janë Jamie Dornan dhe Dakota Johnson. Së bashku me Jamie Dornan dhe Dakota Johnson në role të tjera janë Luka Grimes si Elliot, vëllai i Christian; Victor Rasuk si José, miku i ngushtë i Anastasias; Eloise Mumford si Kate, shoqja më e mirë e Anastasias ; Marcia Gay Harden si Dr.Grace Trevelyan Grey, nëna e Christian; Rita Ora si Mia, motra e Christian; Max Martini si Taylor, truproja i Christian; Callum Keith Rennie si Ray, njerku i Anastasias ; Jennifer Ehle si Carla, nëna e Anastasias ; dhe Dylan Neal si Bob, burri i Carlas.

Dita e Kinemasë

Dita e Kinemasë çdo të hënë në Cineplexx. Ndiqni filmat tuaj të preferuar me çmime speciale!

Te Eventet