Kuice

Alien: Covenant

Alien: Covenant


Epiki i anijes zbulon një parajsë të paeksploruar, me një kërcënim përtej të gjitha parashikimeve të tyre, nga i cili duhet të përpiqen të shpëtojnë.

King Arthur: Legend of the Sword

King Arthur: Legend of the Sword

Me të drejta të mohuara që në lindje, Arturi stërvitet në mënyrën më të vështirë të mundshme në luginën e pasme të qytetit. Por sapo ai tërheq shpatën nga shkëmbi, është i detyruar të pranojë trashëgiminë e tij të vërtetë - i pëlqen apo jo ky fakt.

Guardians of the Galaxy Vol. 2

Guardians of the Galaxy Vol. 2

Vendosur në sfondin e Kasetës Fantastike #2, “Rojtarët e Galaktikës Vëll.2” vazhdojnë aventurat e skuadrës, teksa ata zbulojnë misterin e atësisë së vërtetë të Peter Quill.

American Honey

American Honey

Një adoleshente e cila nuk ka asgjë për të humbur, i bashkohet udhëtimit të ekipit të një reviste. Ajo e gjen veten në një vorbull festimesh të forta, thyerje ligji e dashurive të reja, teksa kalon kufirin verior të Shteteve të Bashkuara, me një bandë aspak të pështatshme.

Gangsteri i Vogël

Gangsteri i Vogël

"Gangsteri i Vogël" tregon historinë e Rick Boskamp, i cili është i lodhur nga të qenurit objekti i përditshëm i talljeve nga shokët e tij të klasës. Kur Rick dhe familja e tij do të shpërngulen në një qytet tjetër, për të shmangur ngacmimet nga shokët e rinj të klasës, ai shkon deri tek idea t'i mashtrojë se babai i tij është një lider i rëndësishëm dhe i rrezikshëm mafioz. Të gjithë shokët e tij të klasës dhe fqinjët në lagje respektojnë Rick-un dhe babain e tij, deri sa nuk shfaqet banditi nga e kaluara e tij.

The Fate of the Furious

The Fate of the Furious

Kur një femër misterioze josh Domenikun drejt një bote të krimit e tradhëtisë ndaj njerëzve të tij më të afërt, skuadra do të përballet me sfida që do t’i testojnë ata si kurrë më parë.

Gogëlushët: Fshati i Fshehur

Gogëlushët: Fshati i Fshehur

Në këtë film tërësisht të animuar, një hartë misterioze do të vendosë Gogëlushen e miqtë e saj, Gogëltrurin dhe Gogëlbufin në një garë emocionuese përmes Pyllit të Ndaluar, e cila do t’i çojë në zbulimin e sekretit më të madh në historinë e Gogëlushëve.

Life

Life

Një ekuipazh ndërkombëtar hapësire zbulon jetë në planetin Mars.

Beauty and the Beast

Beauty and the Beast

Një përshtatje e përrallës së Disney, rreth një princi bishë dhe një vajze të re, që bie në dashuri me të.

Collide

Collide

Një udhëtues amerikan përfshihet në një rreth trafikantësh droge si shoferi i tyre, por ai përfundon në kërkim nga punëdhënësit e tij përgjatë gjithë autostradës së Koln.

Logan

Logan

Në të ardhmen e afërt, Logan tashmë i plakur kujdeset për Profesorin X të sëmurë, në një strofull në kufirin Meksikan. Por, përpjekjet e Logan për t’u fshehur nga bota dhe trashëgimia e tij u afrohen fundit, kur një mutante e re mbërrin, e cila ndiqet nga forcat e errëta.

John Wick: Chapter Two

John Wick: Chapter Two

Pasi rikthehet në botën kriminale për të shlyer një borxh, John Wick zbulon se për kokën e tij është ofruar një shpërblim i majmë.

Rings

Rings

Një vajzë e re e gjen veten pjesë të një mallkimi të tmerrshëm, i cili kërcënon t’i marrë jetën në 7 ditë.

Fifty Shades Darker

Fifty Shades Darker

Teksa Christian lufton me djajtë brenda tij, Anastasia duhet të përballet me zemërimin dhe lakminë e femrave që kishin vendin e saj më parë.

Rupture

Rupture

Një mama beqare përpiqet të lirohet nga një organizatë misterioze që e ka rrëmbyer.

Resident Evil: The Final Chapter

Resident Evil: The Final Chapter

Menjëherë pas ngjarjeve në Resident Evil: Retribution, Alice është e vetmja e mbijetuar e asaj që supozohej të ishte qëndresa e fundit e njerëzimit ndaj të pavdekshmëve. Tani, ajo duhet të rikthehet aty ku makthi filloi – qytetin Raccoon, ku Organizata Umbrella po mbledh forcat e saj për një goditje finale ndaj të mbijetuarve të fundit të apokalipsit.

xXx: Return of Xanger Cage

xXx: Return of Xanger Cage

Xander Cage mendohet të ketë vdekur në një aksident, megjithëse ai rikthehet fshehtësisht në aksion për një detyrë të re e të vështirë, me instruktorin e tij Augustus Gibbons.

Sing

Sing

Një koalë e quajtur Buster Moon ka një mundësi të fundit për t’i rikthyer shkëlqimin teatrit të tij, duke organizuar konkursin më të madh të këndimit në botë.

Why Him?

Why Him?

Një baba krijon një marrëdhenie të hidhur rivaliteti me të dashurin e ri e të pasur të vajzës së tij.

Miss Sloane

Miss Sloane

Historia e një lobisteje brilante dhe të pamëshirshme, e cila është famëkeqe për talentin e saj të pashembullt dhe dëshirën e saj për të fituar me çdo kusht, madje dhe duke rrezikuar karrierën e saj.

Rogue One: A Star Wars Story

Rogue One: A Star Wars Story

Rebelët ndërmarrin një hap të rrezikshëm për të vjedhur planet e Death Star, duke ndërtuar kështu një sagë të re për t’u ndjekur.

Office Christmas Party

Office Christmas Party

Kur motra e tij shefe ekzekutive kërcënon se do ta mbyllë degën e tij, menaxheri i kësaj dege organizon një festë epike Krishtlindjesh, në mënyrë që të peshkojë një klient të rëndësishëm dhe ta shpëtojë degën, por festa del jashtë kontrollit…

Allied

Allied

Në vitin 1942, një oficer i shërbimit inteligjent takohet në Afrikën e Veriut me një femër, luftëtare të Rezistencës Franceze, në një mision vdekjeprurës në territorin e armikut. Kur ata ribashkohen në Londër, marrëdhënia e tyre vendoset në provë nga presionet e luftës.

Arrival

Arrival

Një gjuhëtare rekrutohet nga ushtria për të ndihmuar në përkthimin e komunikimeve të alienëve.

Fantastic Beasts And Where To Find Them

Fantastic Beasts And Where To Find Them

Aventurat e shkrimtarit Newt Scamander në komunitetin sekret të shtrigave dhe magjistarëve në New York, shtatëdhjetë vjet përpara se Harry Potter të lexonte librin e tij në shkollë.

Hacksaw Ridge

Hacksaw Ridge

Doktori i ushtrisë amerikane të Luftës së Dytë Botërore, i cili shërbeu gjatë betejës së Okinavës, refuzon të vrasë njerëz dhe kthehet në të parin kundërshtues të ndërgjegjshëm në historinë amerikane, të cilit i jepet Medalja e Nderit.

Doctor Strange

Doctor Strange

Një neurokirurg me një karrierë të shkatërruar niset për të ndrequr duart e tij dhe e gjen veten duke mbrojtur botën nga kërcënime të dimensioneve të ndryshme.

Don't Breathe

Don't Breathe

Një grup shokësh futen në shtëpinë e një të moshuari të pasur të verbër, duke menduar se do të kryenin një vjedhje të përsosur, por ata gabohen.

Jack Reacher: Never Go Back

Jack Reacher: Never Go Back

Jack Reacher duhet të zbulojë të vërtetën e fshehur pas konspiracionit të madh qeveritar, në mënyrë që të mund të pastrojë emrin e tij. Në arrati si një i kërkuar nga ligji, Reacher zbulon një sekret potencial nga e shkuara e tij, i cili mund t’ia ndryshojë jetën përgjithmonë.

The Accountant

The Accountant

Një llogaritar mjeko-ligjor korigjon pasqyrat financiare të manipuluara për klientë të paligjshëm.

The Girl on the Train

The Girl on the Train

Një e divorcuar përfshihet në një investigim mbi një grua të zhdukuar, i cili premton se do ta shokojë gjatë gjithë jetës së saj.

Miss Peregrine's Home for Peculiar Children

Miss Peregrine's Home for Peculiar Children

Kur Xhejkob zbulon të dhëna rreth një misteri që përfshin botë dhe kohë të ndryshme, ai gjen Shtëpinë e Zonjës Peregrine për Fëmijë të Pazakontë. Por misteri dhe rreziku thellohen teksa ai fillon të njohë banorët dhe mëson rreth fuqive të tyre të veçanta.

The Magnificent Seven

The Magnificent Seven

Shtatë pushkatarë në perëndimin e vjetër bashkohen gradualisht për të ndihmuar një fshat të varfër kundër hajdutëve të pamëshirshëm.

Bridget Jones's Baby

Bridget Jones's Baby

Fokusi i Bridget në jetën e saj prej beqareje dhe në karrierën e saj do të ndërpritet kur ajo zbulon se është shtatzënë dhe me një pengesë... ajo është vetëm 50% e sigurt rreth identitetit të të atit të fëmijës së saj.

Mechanic: Resurrection

Mechanic: Resurrection

Arthur Bishop mendonte se e kishte hedhur pas të shkuarën e tij si vrasës, derisa armiku i tij më i denjë rrëmben dashurinë e jetës së tij. Tashmë ai është i detyruar të udhëtojë nëpër botë për të kryer tre vrasje të pamundura, dhe të bëjë atë që ai bën më së miri, t’i bëjë të duken si aksidente.

War Dogs

War Dogs

Bazuar në një histori të vërtetë të dy të rinjve, David Packouz dhe Efraim Diveroli, të cilët fituan një kontratë 300 milionë dollarëshe nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, për të furnizuar me armë aleatët e Amerikës në Afganistan.

The Secret Life of Pets

The Secret Life of Pets

Në ngjarjet që zhvillohen në një apartament në Manhattan, jeta e Maksit si kafsha e preferuar shtëpiake përmbyset kur pronari i tij sjell në shtëpi një qen bastard, të quajtur Dukë. Atyre u duhet t’i lënë mënjanë grindjet kur zbulojnë se një lepur i bardhë i adhurueshëm e i quajtur Top Dëborë po ngre një ushtri me kafshë të braktisura për t’u hakmarrë ndaj të gjitha kafshëve të adoptuara e të lumtura dhe pronarëve të tyre.

The Shallows

The Shallows

Në vetëm rreth 200 metra larg bregut, serfistja Nancy sulmohet nga një peshkaqen i madh i bardhë dhe përpjekjet e saj drejt shpëtimit do të shndërrohen në një sfidë vullneti.

Suicide Squad

Suicide Squad

Një agjenci qeveritare sekrete rekruton super-kriminelët e burgosur për të ekzekutar misione sekrete qeveritare, në shkëmbim të mëshirës.

Jason Bourne

Jason Bourne

Jason Bourne, i cili tashmë e kujton se cili është ai në të vërtetë, përpiqet të zbulojë të vërteta të fshehura rreth të shkuarës së tij.

Star Trek Beyond

Star Trek Beyond

Ekuipazhi i Anijes së Shteteve të Bashkuara eksploron horizontet më të largëta të hapësirës së paeksploruar, ku ata ndeshen me një armik të ri misterioz, i cili i vendos në provë ata dhe gjithçka në të cilën konsiston Federata.

Ice Age: Collision Course

Ice Age: Collision Course

Ndjekja epike që Scrat i bën frutit të pakapshëm të lisit e katapulton atë jashtë Tokes, ku ai aksidentalisht nis një seri ngjarjesh kozmike, të cilat transformojnë dhe kërcënojnë planetin. Për të shpëtuar veten nga rreziku, Manny, Sid, Diego dhe pjesa e mbetur e tufës lejnë shtëpitë e tyre dhe nisin një kërkim plot me entuziasëm e hare, ngjitje e zbritje, të qeshura aventura, teksa udhëtojnë drejt tokave të reja ekzotike dhe ndeshen me një mori karakteresh të reja plot gjallëri.

The Legend of Tarzan

The Legend of Tarzan

Tarzani, tashmë i përshtatur me jetesën në Londër, thërritet në ish-shtëpinë e tij, xhunglën, për të investiguar rreth veprimtarive në një fushim minierash.

A Bigger Splash

A Bigger Splash

Pushimet e yllit të famshëm te rokut dhe prodhuesit të filmave ndërpriten nga vizita e papritur e një miku të vjetër dhe vajzës së tij.

Me Before You

Me Before You

Një vajzë në një qytet të vogël krijon një lidhje të pamundur me një djale të sapo paralizuar, për të cilin po kujdeset.

Në Kërkim të Dorit

Në Kërkim të Dorit

Peshku blu miqësor por harraq ribashkohet me të dashurit e saj dhe të gjithë mësojnë disa gjëra rreth kuptimit të vërtetë të familjes.

Warcraft

Warcraft

Mbretëria e Azeroth gjendet në prag lufte teksa popullsia e saj përballet me një rracë të frikshme pushtuesish: luftëtarët Ork, të cilët largohen nga shtëpitë e tyre që janë drejt shkatërrimit për të kolonizuar një tjetër. Teksa një portë hapet për të lidhur të dy botët, një ushtri gjen shkatërrimin dhe tjetra zhdukjen. Nga palët e kundërta, dy heronjtë vendosen në një përballje që do të vendosë fatet e familjes, njerëzve dhe shtëpive të tyre.

Teenage Mutant Ninja Turtles: Out of the Shadows

Teenage Mutant Ninja Turtles: Out of the Shadows

Breshkat rikthehen për të shpëtuar qytetin nga një kërcënim i rrezikshëm.

The Nice Guys

The Nice Guys

Teksa një dedektiv privat investigon vetëvrasjen në dukje në Los Angeles, të një ylli pornoje në venitje të viteve ’70, zbulon një komplot.

Neighbors 2: Sorority Rising

Neighbors 2: Sorority Rising

Pasi grupi studentor i vajzave, i cili është edhe më i papërmbajtur se vëllazeria e mëparshme, zhvendoset ngjitur me ta, Mac dhe Kelly-t u duhet të kerkojnë ndihmën e ish-armikut të tyre, Teddy.

Angry Birds

Angry Birds

Zbuloni përse zogjtë janë kaq të zemëruar. Kur ishulli i populluar nga zogj jofluturues e të lumtur, vizitohet nga derrkucë jeshilë misteriozë, është në dorë të tre të dëbuarve Red, Chuck dhe Bomb për të zbuluar së çfarë po planifikojnë derrkucët.

Captain America: Civil War

Captain America: Civil War

Një dyzim politik midis aktivitetit të Avengers-ave sjell një konflikt midis aleatëve të përhershëm Captain America dhe Iron Man.

Mr. Right

Mr. Right

Një vajzë bie në dashuri me djalin perfekt, i cili ndodh të ketë një të metë fatale: është një vrasës me pagesë që po kërkohet nga personat që e punësojnë për të vrarë.

The Huntsman: Winter's War

The Huntsman: Winter's War

Teksa dy motra të liga përgatiten të pushtojnë një qytet; dy rojtarë – Gjuetari Erik– i cili kishte ndihmuar Borëbardhën në mposhtjen e Ravenës, dhe e dashura e tij e ndaluar, Sara, përgatiten t’i ndalojnë ato.

10 Cloverfield Lane

10 Cloverfield Lane

Pasi zgjohet nga një aksident me makinë, një grua e re e gjen veten në bodrumin e një njeriu që i thotë se ai shpëtoi jetën e saj nga një sulm kimik që ka kthyer të gjitha femrat mbi moshën 36 në një material të lëngshëm të butë dhe avulluese të cilat mund të shfrytëzohen si dezinfektues.

Youth

Youth

Një drejtues orkestre në pension merr një ftesë nga Mbretëresha Elizabet II për të performuar në ditëlindjen e princit Filip teksa është duke kaluar pushimet në Alpe me të bijën dhe me mikun e tij të afërt regjisor.

My Big Fat Greek Wedding

My Big Fat Greek Wedding

Një sekret i rikthen edhe njëherë personazhet e dashura të familjes Portokalos, në një dasëm edhe më të madhe edhe më greke.

Batman v Superman

Batman v Superman

Nën një trajtim të ri, në filmin Dawn of Justice, dy personazhet epike Batman dhe njeriu prej çeliku, Superman, vendosen përballe njëri-tjetrit. Ndërkohë që bota kërkon të njohë se cili superhero i duhet në të vërtetë dhe dy heronjtë sfidojnë njeri-tjetrin, një kërcënim i ri shfaqet në horizont. Këtë herë rreziku është Doomsday, dhe është krijuar nga Lex Luthor. I takon Superman dhe Batman të lënë mënjanë mëritë dhe së bashku me Wonder Woman të shpëtojnë Metropolis nga shkatërrimi.

The Big Short

The Big Short

Katër ekspertë të botës së financës parashikojnë krizën financiare të kredive dhe të banesave në mes të viteve 2000 dhe vendosin ti shpallin luftë bankave të mëdha për lakminë dhe mungesën e largpamësisë.

Daddy's Home

Daddy's Home

Njerku Brad Whitaker po përpiqet të fitojë zemrat e fëmijëve të bashkëshortes së tij, por planet e tij kthehen me kokë poshtë kur shfaqet babai i tyre biologjik, Dusty Mayron.

The Forest

The Forest

Një thriller mbinatyror vendosur në pyllin legjendar Aokigahara. Një grua e re amerikane, Sara shkon në kërkim të motrës së saj binjake, e cila është zhdukur në mënyrë misterioze. Pavarësisht nga paralajmërimet e të gjithëve për të mos shkuar, Sara hyn në pyll për të zbuluar të vërtetën për fatin e motrës së saj.

The Hateful Eight

The Hateful Eight

Në filmin The Hateful Eight, një karrocë poste ecën përmes peisazhit dimëror të Wyoming. Pasagjerët, gjahtari John Ruth dhe e arratisura e tij Daisy Domergue garojnë në drejtim të qytetit të Red Rock ku Ruth, i njohur në këto anë si "Xhelati" do të vendosë Domerguen para drejtësisë.

Point Break

Point Break

Një agjent i ri i FBI-së infiltrohet në një grup të jashtëzakonshëm sportistësh të sporteve ekstreme të dyshuar për organizimin e një vargu të paparë vjedhjesh të sofistikuara.

Star Wars: Episode VII - The Force Awakens

Star Wars: Episode VII - The Force Awakens

Një vazhdim i sagës krijuar nga George Lucas vendosur tridhjetë vjet pas Star Wars: Episode VI - Rikthimi i Jedi-t (1983).

Goosebumps

Goosebumps

Një i ri bashkohet me mbesën e një autori librash horror R. L. Stine pasi demonët e imagjinatës së autorit lihen të lirë në qytetin e Greendale, Maryland.

Bridge of Spies

Bridge of Spies

Një avokat amerikan rekrutohet nga CIA gjatë Luftës së Ftohtë për të ndihmuar të shpëtojë një pilot të arrestuar në Bashkimin Sovjetik.

The Hunger Games: Mockingjay - Part 2

The Hunger Games: Mockingjay - Part 2

Pasi u simbolizua si "Mockingjay", Katniss Everdeen dhe Distrikti i 13-të angazhohen në një revolucion kundër Kapitol-it autokratik.

The Last Witch Hunter

The Last Witch Hunter

Gjuetari i fundit i magjistareve është gjithcka që qëndron mes njerëzimit dhe forcave të kombinuara të shtrigave më të tmerrshme në histori.

Spectre

Spectre

Një mesazh i fshehtë nga e kaluara e Bond e dërgon atë në një shteg të ri për të zbuluar një organizatë keqbërëse. Ndërkohë që M lufton forcat politike për të mbajtur gjallë shërbimin sekret, Bond përpiqet të zbulojë të vërtetën e tmerrshme prapa Spektrit.

Hotel Transylvania 2

Hotel Transylvania 2

Kur Vampiri Vlad i stilit shumë shumë shumë të vjetër mbërrin në hotel për një mbledhje familjare të rëndësishme, Hotel Transylvania ndodhet në një përplasje të mbinatyrshme midis stilit të vjetër dhe stilit të ri modern.

Black Mass

Black Mass

Historia e vërtetë e Whitey Bulger, vëllai i një senatori shteti dhe krimineli më famëkeq në historinë e Bostonit të jugut, i cili u bë një informator i FBI-së për të hequr qafe një familje Mafie që preku territorin e tij.

The Walk

The Walk

Historia e përpjekjes së artistit francez Philippe Petit për të kaluar kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë.

The Martian

The Martian

Gjatë një misioni në Mars, Astronauti Mark Watney supozohet i vdekur pas një stuhie të ashpër dhe i lënë pas nga ekuipazhi i tij.

The Intern

The Intern

70-vjeçari i ve Ben Whittaker zbulon se dalja në pension nuk është gjeja më e keqe që mund të ndodhë në jetë. Ai gjen një mundësi për tu kthyer përsëri në lojë, duke u bërë praktikant në një faqe mode online e themeluar dhe drejtuar nga Jules Ostin.

Everest

Everest

Një ekspeditë ngjitjeje në Malin Everest shkatërrohet nga një stuhi e rëndë bore.

Maze Runner: The Scorch Trials

Maze Runner: The Scorch Trials

Pasi shpëtuan nga labirinti, të mbijetuarit tani do të përballen me një seri sfidash të reja në rrugët e hapura të një peisazhi të shkretë të mbushur me pengesa të paimagjinueshme.

Dragon Nest: Warriors' Dawn

Dragon Nest: Warriors' Dawn

Lambert bashkohet me ligën e Dragoit vrasës për të shpëtuar Alterën nga Dragoi i Zi.

The Man from U.N.C.L.E.

The Man from U.N.C.L.E.

Në fillim të viteve 1960, agjenti i CIA-s Napoleon Solo dhe operativi i KGB Illya Kuryakin marrin pjesë në një mision të përbashkët kundër një organizate misterioze kriminale, e cila punon për shtimin e armëve bërthamore.

Fantastic Four

Fantastic Four

Katër të rinj transportohen në një univers të rrezikshëm, i cili ndryshon formën e tyre fizike në mënyrë tronditëse.

Mission: Impossible - Rogue Nation

Mission: Impossible - Rogue Nation

Ethan dhe grupi i tij marrin përsipër misionin e tyre më të pamundur ndonjëherë, zhdukjen e një organizate ndërkombëtare mashtruese të angazhuar për shkatërrimin e FMN-së.

Pixels

Pixels

Kur alienët keqkuptojnë videot e lojrave klasike Arcade si një deklaratë lufte, ata sulmojnë Tokën në formën e video games.

Ant-Man

Ant-Man

Armatosur me një super-kostum, Scott Lang duhet të përqafojë heroin e tij të brëndshëm dhe të ndihmojë Dr. Hank PYM të realizojë një plan për të shpëtuar botën.

The Minions

The Minions

Gru është rekrutuar nga një organizatë për të ndaluar Scarlet Overkill, gruan super djallëzore, e cila së bashku me bashkëshortin e saj Herb, krijon një komplot për të pushtuar botën.

Terminator: Genisys

Terminator: Genisys

Pasi e gjeti veten në një afat të ri kohor, ekipi i Kyle Reese bashkohet me Sarah, nënën e John Connor dhe një terminator të vjetër për tu përpjekur të ndalin atë që e ardhmja i trembet "Ditës së Gjykimit".

Ted 2

Ted 2

Çifti i sapo martuar Ted dhe Tami-Lynn duan të kenë një fëmijë, por që të bëhen prindër, Ted do të duhet të provojë në gjykatë se ai është një person.

Inside Out

Inside Out

Pasi një vajzë shkon në një shtëpi të re, emocionet e saj janë zhytur në kaos duke e bërë atë të humbasë kontrollin e mendjes së saj.

Jurassic World

Jurassic World

Njëzet e dy vjet pas ngjarjeve të Jurassic Park (1993), ishulli Nublar tani përmban një park dinosaurësh plotësisht funksional, Jurassic World, i parashikuar fillimisht nga John Hammond.

Spy - Susan Cooper Undercover

Spy - Susan Cooper Undercover

Një analiste e CIA-s del vullnetare për të shkuar në një mision të fshehtë për të depërtuar në botën e një tregtari armësh vdekjeprurëse.

San Andreas

San Andreas

Si pasojë e një tërmeti masiv në Kaliforni, një pilot shpëtimtar bën një udhëtim të rrezikshëm në të gjithë shtetin për të shpëtuar vajzën e tij të larguar.

Poltergeist

Poltergeist

Shtëpia periferike e një familjeje është pushtuar nga forcat e këqija.

Mad Max: Fury Road

Mad Max: Fury Road

Një histori apokaliptike e vendosur në të ardhmen e largët të planetit tonë, në një peisazh të zymtë e të shkretë ku njerëzimi është thyer, dhe pothuajse të gjithë luftojnë të çmendur për nevojat e jetës.

Avengers: Age of Ultron

Avengers: Age of Ultron

Kur Tony Stark përpiqet të fillojë një program paqeruajtës, gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet dhe tani është në dorën e Avengers të ndalojnë Ultronin e lig dhe planet e tij të tmerrshme.

The Age of Adaline

The Age of Adaline

Një vajzë e re, e lindur në fund të shekullit të 20, bëhet e pavdekshme pas një aksidenti. Pas shumë vitesh vetmie, ajo takon një burrë i cili do t'ja vlejë që ajo të humbë përjetësinë e saj.

Get Hard

Get Hard

Kur milioneri James King akuzohet për mashtrim dhe do të dërgohet në burgun e San Quentin, ai kërkon ndihmën e Darnell Lewis, lavazhierin e tij për ta përgatitur të përballojë jetën e vështirë që e pret pas hekurave.

Fast & Furious 7

Fast & Furious 7

Deckard Shaw kërkon të hakmerret ndaj Dominic Toretto dhe familjes së tij për vdekjen e vëllait të tij.

Home

Home

Kur bota merret përsipër nga Boov, një rracë aliene e cila është në kërkim të një vendi të ri për ta quajtur shtëpi, të gjithë njerëzit zhvendosen menjëherë ndërsa Boov merret me riorganizimin e planetit. Por një vajzë e shkathët arrin t'i shmanget kapjes dhe e gjen veten aksidentalisht bashkëpunetorë të një Boovi të quajtur Oh.

Insurgent

Insurgent

Beatrice Prior duhet të përballet me demonët e saj të brendshëm dhe të vazhdojë luftën e saj kundër një aleance të fuqishme, e cila kërcënon të copëtojë shoqërinë e saj me ndihmën e të tjerëve në anën e saj.

Cinderella

Cinderella

Vjen në jetë përralla klasike e famshme e Hirushes, vajzës shërbëtore, e cila fitoi zemrën e Princit.

Birdman

Birdman

Një aktor jo më i suksesshëm që dikur ka luajtur rolin e një super heroi duhet të mposhtë egon dhe të kapërcejë problemet e familjes së tij kur ai tenton të luajë një rol në Broadway duke u përpjekur që të rifitojë suksesin e tij të humbur.

Focus

Focus

Një mjeshtër i vjetër mashtrimi, merr nën krahun e tij një vajzë të re shumë tërheqëse por gjërat komplikohen kur ata të dy përfshihen emocionalisht në një romancë.

American Sniper

American Sniper

Saktësia e snajperistit të Forcave Speciale Chris Kyle shpëtoi jetë të panumërta në fushën e Betejës dhe kjo e shndërroi atë në një legjendë. Megjithatë, pasi kthehet në shtëpi, pranë familjes së tij, Chrisi kupton se nuk mund ta lërë luftën pas.

Fifty Shades of Grey

Fifty Shades of Grey

Jeta e studentes së Letërsisë Anastasia Steele ndryshon përgjithmonë kur ajo takon bilionerin tërheqës Christian Grey.

Jupiter Ascending

Jupiter Ascending

Në të ardhmen, një grua e re vihet në shenjestrën e Mbretëreshës së Universit për tu vrarë dhe pikërisht këtu fillon fati i saj për t'i dhënë fund pushtetit të Mbretëreshës.

Mortdecai

Mortdecai

Tregtari i Artit Charles Mortdecai është në kërkim të një pikture të vjedhur e cila thuhet se ka lidhje me një llogari bankare të humbur të mbushur me ar nazist.

Whiplash

Whiplash

Një baterist i ri premtues regjistrohet në një konservator të pamëshirshëm muzikor ku ëndrrat e tij më të mëdha ndiqen nga një instruktor, i cili nuk do të ndalet para asgjëje për të nxjerrë në pah potencialin e një nxënësi.

Big Hero 6

Big Hero 6

Hiro Hamada i adhuron robotët për gjithçka. Djali tech-savyy është aq i çmëndur pas tyre, sa ai është i njohur si ekspert në këtë fushë në të gjithë San Fransokyo. Miku i tij më i mirë është një robot dhe ata që besojnë se nuk ka zemër, nuk e njohin mirë Baymax!

Into the Woods

Into the Woods

Një shtrigë u jep mësime të rëndësishme personazheve të ndryshëm të përrallave më të famshme nga Vëllezërit Grimm për fëmijë siç janë Kësulëkuqja, Hirushja, Xheku dhe fasulet magjike dhe Rapunzel.

Night at The Museum: Secret of The Tomb

Night at The Museum: Secret of The Tomb

Larry (Ben Stiller) përfshin gjithë globin, duke bashkuar personazhe të dashur dhe të rinj në një kërkim epik për të shpëtuar magjinë, përpara se ajo të zhduket përgjithmonë.

Exodus: Gods and Kings

Exodus: Gods and Kings

Udhëheqësi Sfidues Moisiu ngrihet kundër Faraonit egjiptian Ramses, duke vendosur 600.000 skllevër në një udhëtim monumental të ikjes nga Egjipti dhe ciklin e tij të tmerrshëm të plagëve vdekjeprurëse.

The Hobbit: The Battle of the Five Armies

The Hobbit: The Battle of the Five Armies

"Hobbit: Beteja e pesë ushtrive" - i treti në trilogjinë e filmave sjell në një përfundim epik aventurat e Bilbo Baggins, Thorin Oakenshield dhe grupit të Dwarves.

John Wick

John Wick

Një ish-vrasës me pagesë i kthehet sërish profesionit të tij për tu hakmarrë me gangsterët që i morën gjithçka.

Horrible Bosses 2

Horrible Bosses 2

Dale, Kurt dhe Nick vendosin të krijojnë një biznes së bashku, por gjërat nuk shkojnë sipas planit të tyre.

The Hunger Games - Mockingjay: Part 1

The Hunger Games - Mockingjay: Part 1

Katniss Everdeen është në rrethin e 13-të pasi ajo thyen lojra gjithmonë. Nën udhëheqjen e Presidentit Coin dhe këshillat e miqve të saj të besuar, Katniss përhap krahët e saj siç vetëm ajo di dhe lufton për të ruajtur Peetan dhe një komb të tërë të lëvizur nga kurajo e saj.

Dumb and Dumber To

Dumb and Dumber To

Në vazhdimin e shumëpritur të filmit Dumb and Dumber, dy trutharët Lloyd dhe Harry ritakohen pas 20-vitesh nga aventura e tyre e parë dhe nisen në kërkim të fëmijës së humbur të Harry-t.

Horns

Horns

Pas vdekjes të së dashurës së tij, një i ri zgjohet me disa brirë të çuditshëm në kokë.

Fury

Fury

Prill 1945. Ndërkohë që aleatët bëjnë shtytjen e tyre përfundimtare në Teatrin Europian, një rreshter i ushtrisë i quajtur Wardaddy komandon një tank Sherman dhe ekuipazhin e saj me grupin e tij prej pesë pjesëtarësh në një mision vdekjeprurës prapa linjave të armikut...

The Best of Me

The Best of Me

Një çift ish të dashuruarish në gjimnaz ribashkohen pas shumë vitesh kur ata vizitojnë vendlindjen e tyre.

Maya the Bee

Maya the Bee

Maya është bleta e vogël e preferuar e gjithë botës! Miqësia, liria dhe kurajo janë në zemër të kësaj aventure të re të Mayas. Gjithmonë kurioze dhe mendjehapur , Maya është e etur për të mësuar...

Gone Girl

Gone Girl

Me gruan e tij të zhdukur dhe duke qënë në qëndër të mediave, një burrë shikon reflektorët të drejtohen drejt tij kur dyshohet se ai ndoshta nuk është dhe aq i pafajshëm.

The Equalizer

The Equalizer

Në "The Equalizer", Denzel Washington luan McCall, një njeri që beson se ka lënë të shkuarën e tij të mistershme pas krahëve dhe ka vendosur të fillojë një jetë të re e të qetë. Por kur McCall takohet me Terin, një vajzë të re të kontrolluar nga mafia Ruse ai nuk mund të qëndrojë duarkryq...

The Maze Runner

The Maze Runner

Kur Tomas zgjohet, ai e gjen veten në kurth në një labirint gjigand së bashku me një grup të tjerë djemsh. Pa asnjë memorie ai shikon në ëndërrat e tij pjesë nga e vërteta dhe shumë shpejt mbledh copëzat duke zbuluar qëllimin dhe rolin e tij të vërtetë në labirint si dhe rrugën për të shpëtuar nga ky mankth qe e ndjek nga pas.

Escape from Planet Earth

Escape from Planet Earth

Astronauti Scorch Supernova është një hero kombëtar në planetin e njerëzve blu. Një mjeshtër i misioneve të pamundura ai arrin t'ia dalë në çdo situatë, falë edhe vëllait të tij gjenial Gary. Por kur shefia e tij i tregon Scorch për një mesazh ndihme të dërguar nga një planet shumë i rrezikshëm ai injoron paralajmërimet e vëllait të tij dhe niset për një aventurë tjetër...

Ploddy the Police Car

Ploddy the Police Car

Në një stuhi shumë të fuqishme vjeshte, linja elektrike që furnizonte qytetin e Bodo u prishën. Pele përpiqet të vendos një kabell te ri permes malit në menyre qe qyteti te kete edhe njehre elektricitet dhe ngrohtesi....

HERCULES

HERCULES

Te gjithte e dine historine e Herkulit dhe 12 detyrimet e tij por filmi jone fillon pas kesaj legjende... I perndjekur nga nje mekat i se kaluares, Herkuli behet nje mercenar.

22 Jump Street

22 Jump Street

Vjen në Cineplexx filmi më i ri komedi i Channing Tatum, Jonah Hill, dhe Ice Cube "22 Jump Street" . Nga data 24 korrik në kinema, mos e humbisni !

Dawn of the Planet of the Apes

Dawn of the Planet of the Apes

Do të vendoset përfundimisht në "Dawn of the Planet of the Apes " se kush do ta fitoj luftën dhe kush do të jetë në planetin tokë specia dominante, majmunët apo njerëzit..

Cold in July

Cold in July

"Cold in July" trilleri i ri i Jim Mickle vjen në Cineplexx së vashku me Michael C. Hall dhe Sam Shepard...

Transformers Age of Extinction

Transformers Age of Extinction

"Transformers: Age of Extinction" është filmi i katërt i regjisorit Michael Bay’s. Rolet kryesore luhen nga Mark Wahlberg, Stanley Tucci, Li Bingbing dhe Kelsey Grammer .Filmi fillon pas një beteje epike që e la ...

Fading Gigolo

Fading Gigolo

Fioravante vendos të bëhet një Don Juan profesionist si një mënyrë për të bërë para për të ndihmuar shokun e tij, Murry. Me mikun e tij i cili tashmë luan rolin e menaxherit të tij ...

The Nuts Job

The Nuts Job

Pasi shkatërroj të gjitha rezevat që kafshët e tjera kishin mbledhur për dimrin, ketri Surly është dëbuar nga parku për në qytet nga Raccoon. Surly bashkohet me mikun e tij mi, Buddy

Brick Mansions

Brick Mansions

Detroit, midis pallatesh të braktisur ekziston një lagje që strehon kriminelët më të rrezikshëm të kohës. Në pamundësi për të kontrolluar krimin, policia ka ndërtuar një mur kolosal për të mbrojtur pjesën tjetër të qytetit

Lajmi i Fundit

Cineplexx App për iOS dhe Android

Mirë se vini në botën tonë të kinemasë që nga viti 1967 - tani edhe në aplikacione mobile.

Te Eventet

Dita e Kinemasë

Dita e Kinemasë çdo të hënë në Cineplexx. Ndiqni filmat tuaj të preferuar me çmime speciale!

Te Eventet