CINEPLEXX FLET SHQIP

CINEPLEXX FLET SHQIP

28 & 29 NЁNTOR

Ndiqni disa prej filmave më të njohur në dy ditët e dedikuara posaçërisht kinematografisë shqiptare.

Filmat e zgjedhur për vetëm 200 Lekë.

Lista e filmave shqiptarë që do të shfaqen:

28 Nëntor
Tomka dhe shokët e tij (1977), 74 min
Gjoleka djali i Abazit (2006), 91 min
Anija (2012), 84 min
Pritja (2015), 60 min
Nëntori i dytë (1982), 79 min
Bota (2014), 100 min


29 Nëntor
Lindje Perëndim Lindje (2009), 96 min
Amsterdam Express (2014), 91 min
I dashur Armik (2005), 90 min
Trishtimi i znj. Shnajder (2008), 114 min
Krom (2016), 75 min

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Amsterdam Express

Një shqiptar i ri emigrant në Amsterdam është i kapur mes joshjeve të qytetit të pasur, kërcënimeve të trafikanteve të seksit e droges, por dhe martesës për letra me një Hollandeze. Ndërkohë në vendin e tij të prapambetur e pret një dashuri e vërtetë. BEKIM, 30 vjeç, bën cdo gjë për të bërë para. Në të vërtetë ai kthehet duarbosh në vëndin e tij pasi ka dhënë paratë e fundit për të shpëtuar një vajze nga dritaret e dritave te kuqe

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Amsterdam Express

Anija

Bazuar në dokumenta të panjohura, foto dhe xhirime në arkivat e filmit në Shqipëri, Francë, Itali dhe Angli, dokumentari tregon eksodin shqiptar drejt Italisë, dhe jetën e atyre që shkuan atje me anije.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Anija

Bota

Kafeneja simpatike 'Bota' ku punojnë Juli, Beni dhe Nora, ndodhet pranë një kënete të përhumbur, buzë një fshati ku ata ende jetojnë me familjet e tyre të internuara gjatë periudhës komuniste. Beni ka një marrëdhënie jashtë-martesore me Norën e bukur dhe tani që rruga po ndërtohet, ëndërron si ta zgjeroj kafenenë e tij. Jeta e qetë e këtij fshati të izoluar pushon së ekzistuari me ardhjen e ekipit të ndërtuesëve të autostradës. Juli fillon të ketë ndjenja për inxhinier Milin, ndërsa shqetësimi i rritet për shëndetin e gjyshes së saj, Noje. Me mbarimin e autostradës të gjithë banorët festojnë plot hare e fishekzjarre. Por të nesërmen, Juli, Beni dhe Nora, duhet të përballen me një sekret të rëndësishëm nga e kaluara e tyre.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Bota

Gjoleka Djali I Abazit

Ngjarjet zhvillohen në një fshat të vogël shqiptar, rreth viteve 1930. Vendi i izoluar dominohet nga ritualet dhe marrëdhëniet patriarkale. Një banor i ri i fshatit lind, emri i tij është Abaz. Serveti, një banor i fshatit, emigrant në SHBA, kthehet në fshat duke u përpjekur të jetojë me një mentalitet dhe mënyrë të re, gjë që kthehet në frymëzim për djaloshin tashmë 10 vjeçar Abaz, i cili tashmë gjendet ndërmjet mënyrës së jetesës së babait të tij të vrazhdë dhe atij të kumbarit Servet.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Gjoleka Djali I Abazit

I Dashur Armik

Shqipëri, viti 1943: Pas dorëzimit të trupave italiane, gjermanët pushtojnë vendin. Situata bëhet kaotike. Harun Bonata, një tregtar matrapaz, por zemërgjerë, fsheh tre të kërkuar në qilarin e shtëpisë ku jeton me familjen: partizanin Qazim, orëndreqësin hebre nga Sarajeva Hoakin, dhe ish-ushtarin italian Giulio. Ndërkohë, Haruni është mik me oficerin gjerman Franz dhe me anëtarin e lartë të Ballit Kombëtar Et'hem. Në familjen e Harunit, veç të shoqes e të birit, bëjnë pjesë edhe nënëmadhja plakë, e motra shtëpiake e martuar me një burrë të pazot e të papunë, dhe i vëllai intelektual i martuar me një grua austriake, që e ka njohur gjatë studimeve jashtë shtetit. Filmi flet për ndërvepeprimin mes këtyre personazheve të ndryshme prej njëri-tjetrit, por njëkohësisht të bashkuar nga ndjenja njerëzore.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Asnjë program për Eventet në Arkiv

I Dashur Armik

Krom

Një nënë memece që pas dy humbjeve të bashkshortëve i duhet të vazhdojë të rrisë fëmijët e të jetojë edhe ajo vetë jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetë vjeçar, që përpiqet të njohë vetveten në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minierës së kromit. Një mashkull që hyn mes djalit e nënës sepse nuk ka asnjë tjetër veç saj dhe një mësueseje rock-u, që ka rrebeluar nga shtëpia për tju gjendur djalit si një ëngjëll në rrugën e tij.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Krom

Lindje Perëndim Lindje

Një grup çiklistësh nga Shqipëria duhet të marrë pjesë në garën ndërkombëtare të çiklizmit, me kërkesë që mos të kthehen në atdhe pa trofe. Me në krye trajnerin, një ish-kampion shqiptar në çiklizëm, ekipi niset me traget në drejtim të Italisë. Ndërkohë, në Shqipëri fillojnë trazirat dhe shembja e sistemit komunist. Kur i gjithë populli në Shqipëri tenton të ikë drejt perëndimit, ekipi i çiklistëve vendos të kthehet në atdhe.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Lindje Perëndim Lindje

Nëntori I Dytë

Filmi trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, shpalljen e pavarësisë së kombit Shqiptar. Personalitetet më të famshëm të kombit, të udhëhequr nga patrioti Ismail Qemali, pas shumë pengesash arrijnë të ngrenë flamurin shqiptar dhe të shpallin kështu Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Nëntori I Dytë

Pritja

Në 21 shtator 2014 Papa Françesku zgjodhi të vizitonte Shqipërinë si vendin e parë Evropian. Udhëtimi nga Roma në Tiranë zgjati 50 vjet...

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Pritja

Tomka dhe Shokët e tij

Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka, nën kujdesin e të rriturve, fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Tomka dhe Shokët e tij

Trishtimi I Zonjes Shnajder

Historia zhvillohet në vitin 1961, kur një grup studentesh nga Akademia te Arteve të Bukura vijnë të xhirojne filmin e diplomimit me temë një Fabrike Motorrash në Český Štemberk (Ceki). Filmi zhvillohet rreth dramës personale të studentit shqiptar Lekë që vjen nga një vend i izoluar totalisht prej pjesës tjetër të Evropës. Ai lufton me ndjenjën e solidaritetit ndaj Atdheut dhe familjës, veçanërisht nënës së tij, magjepsjen ndaj një mënyrë jetese, shfrenimi erotik dhe shkujdesjeje të “rinisë së artë” çeke dhe pasionit të dashurisë me një grua në moshë.

Cineplexx Tirana East Gate(TEG):

Asnjë program për Eventet në Arkiv

Trishtimi I Zonjes Shnajder