Prince Igor

Prince Igor

Mars 2014

Suksesi vazhdon! Shijoni transmetimin direkt të sezonit 2013/14 të Operas Metropolitan në Nju Jork.

1.400 Lek çmimi normal



Opera shfaqet Live nga Metropolitan Opera Of New York

Nuk ka limit moshe

METROPOLITAN OPERA OF NEW YORK : TRANSMETIM LIVE NË HIGH DEFINITION



Vjen LIVE në Cineplexx Albania repertori i famshëm i Metropolitan Opera of New York. I vlerësuar prej kritikëve të operas
anë e mbanë botës si një prej operave më të mira, transferohet në ekranin e madhe të Cineplexx për të gjithë ju adhuruesit
e operas.Me një cilësi të pakrahasueshme të imazhit dhe audios ne ju sigurojmë një vënd të parë në operat me famë botërore
duke shijuar cdo moment dhe emocion drejt për së drejti. Gjatë pushimit të shkurtër ju do të gjeni një banket te vogel rifreskues
ose do të ndiqni intervistat e yjeve prapa skenave.


Përmbledhje



Prologu

Kjo opera reflekton historinë e qytet-shtetit të Putivl. Së bashku me djalin e tij, Prince Igor mbledh ushtrinë e tij për të sulmuar qytetin e
Polovtsians.Një eklips diellor shfaqet duke i frikësuar të gjithë. Njerzit dhe rrethi i fisnikëve të Princ Igor e marin këtë si shenjë të keqe duke
e shtyrë fushatën ushtarake.Të pa vërejtur nga ushtria dy ushtar--Skula dhe Yeroshka--vendosin të dezertojnë : ata nuk duan të rrezikojnë
jetën e tyre dhe vendosin të qëndrojnë në Putivl.Gruaja e Igorit, Yaroslavna përpiqet të bindë Igorin të mos niset por ai nuk e dëgjon.
Princi ndahet me të shoqen dhe e lë nën kujdesin e vëllait të tij, princit Vladimir Galitsky. Ushtria e Igor dhe Vladimir niset në fushatën e tyre.

Akti 1

Stepat e Polovtsian. Beteja është e humbur. Ushtria e Igor është shkatërruar dhe ai merret rob nga Khan Konchak, udhëheqësi i Polovtsiansit.
Në mëndjen e tij Igori kalon herë pas here çdo gjë që ka ndodhur.I kujtohet e bukura Konchakovna që është dashuruar me Vladimirin dhe pastaj i kujtohet Yaroslavna gruaja e tij. Pastaj Ovlur i shfaqet papritur duke i bërtitur që ai t’i shpëtoj robërisë së tij.Dhe në fund shfaqet Khan Konchack
duke e ftuar si mysafir nderi. Igori në ato çaste i dukej sikur po jetonte jetën e tij me të gjithë madhështinë që ajo ofron.

Akti 2

Pallati i Yaroslavna. Makthe dhe parandjenja të errëta ndjekin Yaroslavnan. Ajo s’ka pasur lajme nga Igori prej një kohe shumë të gjatë tani.
Disa vajza vijnë tek Yaroslavna duke akuzuar Galitsky se ka lëshuar tërbimin e tij të egër mbi Putivl.Ato ankohen se Galitsky ka rrëmbyer një nga
mikeshat e tyre dhe kërkon që Yaroslavna të ndërhyjë dhe të kërkoj që vajza t’i kthehet mbrapsh. Por princesha nuk ka mjaftueshëm fuqi
që të ndërhyj tek kunati i saj, madje sjelljet e tij shpesh kërcënojnë pozitat e saj dhe të Igorit. Në oborrin e princit Galitsky, njerëzit po festojnë në
një banket të madh. Duke kërkuar ende më shumë pushtet, Galitsky do të donte të dëbonte Yaroslavna në një manastir si pjesë e planit të tij për
të zëvendësuar Igorin si princi i ri i Putivl. Skula dhe Yeroshka tani mbështesin planet e Galitsky. Vajzat vijnë direkte tek Galitsky në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar mikeshën e tyre, por turma qesh me to, dhe i dëbon. Turma e dehur arrin kulmin e vet dhe të gjithë pregatiten për
revoltë. Ndërkohë në pallat ndodhet Yaroslavna. Rojet sjellin lajmin tragjik të shkatërrimit të ushtrisë dhe rrëmbimit të princit duke e dërguar atë në
agoni të plotë. Në të njëjtën kohë Galitsky dhe ndjekësit e tij përfitojnë nga momenti dhe ngrihen në revoltë. Por këmbanat e alarmit shpallin
rrezikun e pashmangshëm : armiku përparon drejt Putivl dhe në panik e sipër Galitsky vritet.

Pushimi (20:38-21:15) Intervista dhe ngjarje pas skenës

Akti 3

Putivl është shkatërruar dhe lënë në gërmadhë. Yaroslavna i ka humbur të gjitha shpresat për kthimin e Igorit dhe qan për humbjen e burrit të saj.
Igor, i cili në fakt ka shpëtuar nga robëria, papritmas kthehet në Putivlin e shkatërruar. Vizione torturues vazhdojnë ta ndjekin atë. Skula dhe
Yeroshka gjejnë Igorin. Në mënyrë që t’i shpëtojnë dënimit të merituar për tradhëti, Skula dinak i sugjeron Yeroshka që të ishin ata të parët që do
i jepnin popullit lajmin e gëzuar. Igori ndërpret ngazëllim e turmës dhe i drejtohet atyre me fjalë pendimi. Ai fajëson veten për gjithçka që ka ndodhur
dhe u bën thirrje të gjithëve të bashkohen dhe të rindërtojnë jetën dhe qytetin e tyre të shkatërruar.



PRINCE IGOR (Opera), NY MET 2014

Muzika nga Alexander Borodin

Këndohet në Rusisht me titra Anglisht

E Shtunë 01 Mars 2014, ora 18:00

Opera: rreth 270 minuta

Çmimi i biletës : 1.400 Lek

Kinemaja ka të drejtë të ndryshoj programin sipas nevojës!




Për rezervime ju lutemi kontaktoni në numrin 0694064651

Ju Faleminderit!
Prince Igor