Pyetjet më të shpeshta rreth Klubit Familjar të Filmit

Klubi Familjar i Filmit është një klub me përfitime të shumta për të gjithë anëtarët e tij:
  • Çmim i reduktuar bilete për anëtarët: nga 400 lekë për filmat 2D dhe nga 550 lekë per filma 3D
  • Anëtarësimi falas
  • Kokoshka S falas për anëtarët e Klubit Familjar të Filmit, në çdo vizitë në kinema
  • Kartë anëtarësimi falas (merret vetëm në kinema)



*Paraqisni pranë sporteleve kartën e Klubit Familjar të Filmit. E vlefshme vetëm për filmat e animuar.

** Kjo ofertë është e vlefshme deri në orën 17:00.

Çmimi nuk është i lidhur me asnjë nga ofertat e tjera. Për filmat me mbi 120 dhe 140 minuta përllogaritet tarifa shtesë (30/70 Lekë). Vendet VIP kanë pagesë shtesë.
Në klubin Familjar të Filmit mund të regjistrohen të gjithë fëmijët nën moshën 14 vjeç. Regjistrimi mund të bëhet në faqen tonë zyrtare.

Në seksionin e Klubit Familjar të Filmit ndodhet butoni "Regjistrohu Tani" ku do t'iu shfaqet një formular për ta plotësuar me informacionet e kërkuara. Mjafton ta printoni këte formular dhe ta paraqisni atë pranë kinemasë sonë dhe do t'ju jepet karta e Klubit Familjar të Filmit

Këtë formular mund ta gjeni e ta plotësoni dhe pranë sporteleve tona në kinema.
Kjo kartë merret vetëm pranë kinemasë sonë. Nëse aplikimi bëhet online, mjafton të vini në kinemanë tonë dhe do të merrni menjëherë kartën e klubit. Nëse aplikimi bëhet pranë kinemasë sonë ju do mund ta merrni kartën një ditë pas këtij aplikimi. Në momentin që anëtari arrin moshën 14 vjeç atij i lind e drejta të kalojë në programin e besnikërisë CBC.
Humbja duhet t'i komunikohet stafit tonë.Pas riplotësimit të të dhënave ju do të pajiseni me një kartë të re, falas.
Mjafton të paraqiteni me këtë kartë pranë kinemasë sonë për të përfituar ulje çmimi si dhe kokoshkën S falas.
Ju keni opsionet e mëposhtme:
  • Të dhënat mund të modifikohen në këtë faqe zyrtare, në zonën e anëtarëve, direkt në seksionin "Profili im".
  • Ndryshimi i adresës do të regjistrohet automatiksht dhe do të bëhet i ditur nga personeli ynë në arkë.
  • Njoftimi i ndryshimeve të të dhënave nëpërmjet e-mail mund të bëhet në: kinema@cineplexx.al. Ju lutem mos harroni të shënoni numrin e kartës së Klubit Familjar të Filmit.